Me pothuajse 9000 kilometra gjatësi, kufiri që ndajnë Shtetet e Bashkuara dhe Kandaja është më i madhi në botë.
Ndryshe nga kufijtë e tjerë të ndarë, mes Pakistanit dhe Indisë, Izraelit dhe Libanit, Greqisë dhe Turqisë apo mes dy koreve kufiri mes Kandasë dhe Shteteve të Bashkuara gëzojnë një stabilitet të denjë për dy miq të mirë.
Por situata mes dy vendeve nuk ka qenë gjithmonë kështu. Më 1924, nënkoloneli James ‘Buster’ Brown u prezantoi eprorëve të tij një raport sekret: “Defense Scheme No. 1”.
Në dokument, ai propozonte të çonte përpara një ofensivë rrufe, nga lindja në perëndim, kundër enklavave të ndryshme amerikane relativisht afër me kufirin e përbashkët. Mes objektivave të tij kryesore dallonte Mineapolis, Portlandi, Detroit dhe Sietëll dhe theksonte nevojën për të sulmuar ura dhe hekurudha.
Ideja e përgjithshme ishte të fitonte kohë me këto sulme kyçe deri sa Mbretëria e Bashkuara të vinte në zonë për t’iu bashkuar luftës kundër SHBA-së.
Megjithatë plani nuk bindi eprorët e nënkolonelit. Madje atyre iu duk aq absurd saqë zgjodhën të digjnin të gjitha kopjet e atij dokumenti me gjithë shënimet e Brown, thekson shkrimtari Kevin Lippert në librin e tij “War Plan Red”, sipas “The New York Post”.
Duhet përmendur se një dekadë më pas ishin amerikanët ata që ideuan një plan për të pushtuar Kanadanë. Një dokument prej 94 faqesh i aprovuar nga Departamenti i Luftës në vitin 1935 dhe deklasifikuar në 1974 jepte detajet për një luftë kundër Kanadasë dhe që kishte si objektiv të eliminonte vendin pasi shihej si një rival i rëndësishëm ekonomike dhe tregtar.
Etapa e parë e planit ishte të pushtohej Kanadaja dhe ta zhysnin atë në kaos. Nëse të dy planet ishin shumë spekulative, përgjatë historisë ka pasur ndonjë përplasje në kufirin mes Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara.
Më të rëndësishme ishte ngjarjet në vitin 1812 kur trupat amerikane dhe trupat kanadeze tentuan të kalojnë kufirin në disa raste, por pa pasur sukses.

artikull pa sens