Një gazetar amerikan i “The Intercept” ka zbuluar një plan sekret që fshihet me shumë mundësi pas zjarrit katastrofik të muajve të fundit që shkatërroi një sipërfaqe të madhe me pyje në Amazonë, e cila konsiderohet dhe si “Mushkëria e Botës”.
Sipas gazetarit Glenn Greenwald, i cili ka pasur mundësinë të ketë akses në disa regjistrime, prej muajsh qeveria e presidentit brazilian Bolsonaro është duke menduar një plan për zhvillimin e Amazonës, duke përfshirë aty një central elektrik, lidhje më të mirë infrastrukturore si dhe zhvendosjen e një pjese të popullsisë në këtë zonë.

“The Intercept” shkruan se projekti i pagëzuar “Baroni i Rio Branco” është përgatitur nga sekretaria për çështjet strategjike të qeverisë dhe parashikon incentiva për punë të mëdha publike që tërheqin popullatën jo indigjene të rajoneve të tjera të vendit të vendosen në Amazonë duke kontribuar në këtë mënyrë në rritjen e GDP për rajonin e veriut. Objektivi i Bolsonaros është për t’iu kundërvënë të ashtuquajturit rrezik të ndërhyrjes kineze dhe influencës së Kishës Katolike dhe të ambientalistëve.
Iniciativa është prezantuar në disa mbledhje të zhvilluara me dyer të mbyllura nga koloneli në pension Raimundo Cesar Calderaro. Gjatë njërës prej mbledhjeve, për të cilën “The Intercept” ka dhe një regjistrim, një zyrtar i ushtrisë nënvizoi se Kina po promovon migracion masiv drejt rajoneve kufitare që i konsideron strategjike, duke sjellë shembullin e kufirit me Siberinë, në ditët e sotme, ku ka më shumë kinezë sesa kozakë, duke e bërë kështu dhe Rusinë të kuptojë se po përballet me një problem sigurie shumë të madh. Për këtë arsye Brazili kërkon që të evitojë që një problem i tillë të mbërrijë në vend.
Sipas përfaqësuesve të qeverisë, popullsia tradicionale, përfaqësojnë një pengesë për praninë e shtetit në Amazonë dhe zhvillimin e rajonit, madje kanë krijuar dhe paradigma ideologjike si “Indigjenizmi, kuilombolizmi dhe ambientalizmi” të cilave iu është kundërvënë tani liberalizmi konservator i administratës Bolsonaro.
l.h/ dita

Kete e di gjithe Brazili dhe gjithe bota.
Perkrahet ky qelbesira i Brazilit nga biznesmenet.
Njelloj si Ramuti jone, shkaterron lumenj e fshatra per koncesionaret, prviatizon pronen publike per PPPte dhe koncesionet, dhe shqipot marrin rruget
Vete Protesta e miljona femijve nga e tere bota,eshte nje Kambane serioze per te sensibilizuar Gjykaten Boterore ku te marrin si te pandehur gjithe organizuesit e ketij shkaterrimi i permasave boterore.Amazona nuk i perket Brazilit,Ajo eshte pasuri e gjithe njerezimit.Ajo eshte domosdoshmerisht Mushkria e Trupit te Botes.Cdo shpenzim per te permiresuar klimen globale jane te teperta,Humbja ne Amazone kushtone me mijra here me shume se c,ka eshte planifikuar per te permiresuar sadopak situaten klimaterike te ekosistemit tone.Keqeberesit qe kane parashikuar zhdukjen e Amazones si rregullator i Ekosistemit duhet te pesojne ate fat qe degradoi Amazonen.Ky sensibilizim duhet qe te ndergjegjesoi te madh e te vogel se Ne jemi ata qe e Ruajme apo e shkaterrojme Ekosistemin.Kjo nuk eshte Propagande,kjo eshte nje Realitet per jetet tona,perfshi ketu edhe brezat qe do vijne.
NUk ka Gjykate boterore por gangstere politike.
Dhe nuk eshte vetem Amazona. Pyjet ne te gjithe boten humbasin siperfaqe me nje rritem te tmerrshem.
Lexoni:
About half of the world’s tropical forests have been cleared, according to the FAO.
Forests currently cover about 30 percent of the world’s landmass, according to National Geographic.
The Earth loses 18.7 million acres of forests per year, which is equal to 27 soccer fields every minute, according to the World Wildlife Fund (WWF)..
Pra pyjet perbejne 30 per qindte mases se Tokes, sterre pa uje..Cdo vit zhduket 18.7 milione acre, ose 7.6 milione hektare pyll, qe eshte baraz me 27 fusha futbolli pyll te humbura per minute.
It is estimated that 15 percent of all greenhouse gas emissions come from deforestation, according to the WWF.
In 2016, global tree cover loss reached a record of 73.4 million acres (29.7 million hectares), according to the University of Maryland. 29.7 milione hektare pyje te humbur ne 2016
Ja dhe linku:
https://www.livescience.com/27692-deforestation.html