Plas sherri në Lezhë, 7 “të fortët” nga Laçi rrahin e shajnë familjarët nga Fushë-Kruja

Gazeta Dita

Një situatë e pakëndshme e shkaktuar si pasojë e trafikut të shumtë ka ndodhur pasditen e sotme në kryqëzimin e Lezhës, në rrugën që të çon në plazhin e Tales.

Si pasojë e trafikut të rënduar, disa djem të rinj, të cilët dyshohen se janë nga Laçi, gati sa nuk janë përplasur me një automjet gri, në të cilin udhëtonin disa familjarë.

Siç thotë raportuesi pranë JOQ.al, i cili ka qenë vetë në vendngjarje, gjithçka është shkaktuar pasi djemtë kanë dashur të parakalojnë vargun e gjatë të automjeteve dhe si pasojë janë përplasur me automjetin e familjarëve.

Ata ishin rreth 6-7 të rinj, të cilët dolën të revoltuar nga automjetet dhe iu hakërryen burrave e grave që udhëtonin me mjetin ngjyrë gri.

Një sherr i madh ka plasur deri sa ka mbërritur policia, ndërsa djemtë, duke qenë të shumtë në numër, shanin me zë të lartë dhe dhunonin meshkujt në automjetin tjetër, edhe pse e dinin që ata shoqëroheshin nga familjet e tyre.

Share This Article
2 Comments
  • Po ndonje “hende lesh” nuk u doli ketyre te “forteve”, keta garipa te degjeneruar kane vete familje?
    Si do te ndjeheshin qe dikush tjeter t’u shante te afermit e tyre me fjalor bordellosh, t’u shahnin nenat , grate dhe motrat qe i kane si vetja e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *