Plas sherri në PD, kryetari rreh anëtarin në Njësinë 4

redaktor

Sherr brenda strukturave të Partisë Demokratike.

Mbrëmjen e djeshme, gjatë mbledhjes për zgjedhjen e kreut të grupit të seksionit të Partisë Demokratike për Njësinë 4 në kryeqytet, janë konfliktuar me njëri-tjetrin, kryetari i kësaj dege me njërin prej anëtarëve të saj.

Konkretisht bëhet fjalë për anëtarin e PD-së për Njësinë 4 në Tiranë, Genard Kastrati, i cili është rrahur me Ervin Goxhajn, që aktualisht është zgjedhur kryetari i kësaj partie për Njësinë 4.

Burime për GSH nga uniformat blu bëjnë me dije se, pas sherrit, Kastrati i është drejtuar edhe Komisariatit numër 4, ku ka akuzuar kryetarin e tij, Ervin Goxhaj, për rrahje dhe kanosje.

Burime nga policia sqarojnë se sherri ka nisur në momentin që është prezantuar kandidatura për nënkryetarin e Partisë Demokratike për këtë njësi.

Kjo, pasi Kastrati nuk ka qenë dakord me këtë kandidaturë dhe ka kërkuar tërheqjen e kandidatit.

Në këtë moment ka ndërhyrë kreu i PD-së për Njësinë 4, ku aktualisht janë duke u zhvilluar zgjedhjet për nënkryetarët dhe sekretarët e nëndegës për krijimin e strukturave të reja.

Share This Article
5 Comments
  • Menyrat e shprehjes se emocioneve, jane te ndryshme, ne zona te ndryshme te vendit tone. Ata nga Vucidoli psh, e shprehin gezimin duke hedhur ne publik mjete te forta ose duke u gjakosur nga grushtat, kur gezimi nuk njeh me kufi.
    Gazetaret e shtypit te shkruar, duhet te njihen me keto “specialitete” te qytetareve tane, ndryshe, do na ndodhe qe te lexojme ne gazeta se ata te PD, u rrahen me grushta.

    Vazhdoni “harene” dhe “rrumpallen” o Vucidolas. Lum ne te vjetrit qe ju njohim se ku e kini shtepine. Ketyre te rinjve sot, iu duhet edhe ca kohe t,ju njohin.!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *