Plas skandali, futbollistët vendosin baste

Ornela

Një tjetër skandal plas në futbollin anglez. Harry Redknapp, ish trajner i Tottenham, Quens Park Rangers, pranoi në një bisedim të regjistruar me kamerë të fshehtë nga “The Telegraph”, se ish futbollistë të tij vinin baste mbi ndeshjet e tyre, diçka që është rreptësisht e ndaluar në Angli.

Redknapp zbuloi se disa lojtarë vinin baste deri në shumën e 20 mijë Paund për ndeshjet e tyre. Gjatë regjistrimit rrëfen se lojtarët e tij vunë të gjithë bast se do të fitonin për një ndeshje që do të luanin më pas dhe madje njëri prej tyre i këshilloi agjentit të tij të shiste shtëpinë dhe ta vinte bast duke qenë se fitorja ishte e sigurt dhe kuotat mjaft të favorshme.

Për arsye ligjore, “The Telegraph” nuk zbulon se për cilën ndeshje, ekip apo lojtarë bëhet fjalë në bashkëbisedimin e Redknap me gazetarin e infiltruar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *