Plas skandali: Paratë e fshehura të VIP-ave, nga Putin te Mesi

Alqi Kociko

 

Konsiderohet si një nga zbulimet më të mëdha të historisë së gazetarisë. Është fjala për 11 milionë emaile të zbuluara nga arkivat e kabinetit panamez Mossack Fonseca, që tregojnë se si i fshehin paratë përmes shoqërive offshore, politikanët, njerëzit e krimit, sportistët dhe miliarderët që duan t’i fshihen taksave, pra të gjitha ata që i quajmë “pasanikë”. Sipas gazetës gjermane Süddeutsche Zeitung që ka nisur këtë investigim, në rrjetën e këtyre dokumentave sekrete të zbuluara kanë rënë deri më tani presidenti Rus Vladimir Putin, kryeministri islandez Sigmundur David Gunnlaugsson, ish shefi i UEFA-s Michel Platini apo futbollisti Lionel Mesi.

 

Çështjen që tani njihet si Panama Papers, sipas Lapsi-t, përveç gazetës gjermane po e studion edhe gazeta franceze Le Monde së bashku me Konsorciumin Ndërkombëtar të Gazetarëve investigues (ICIJ). Ata kanë zgjedhur këtë mënyrë bashkëpunimi si në rastin e Uikiliksit, për të përpunuar morinë e madhe të dokumentave. Pikërisht për këtë në projekt janë përfshirë 106 media në mbarë botën dhe së bashku me to plot 370 gazetarë në Francë Gjermani, Indi, Rusi, Japoni, ShBA, Brazil, Zvicër.

papaers

“Ky nuk është vetëm zbulimi më i madh gazetaresk i shekullit por edhe rrjedhja me e madhe e dokumentave në botën e financës” komentonte sot gazeta Le monde.

Ky skandal planetar filloi të zbulohej nga një burim ende anonim që filloi t’i çojë dokumentat sekrete gazetës Süddeutsche Zeitung. Vetëm pasi panë masën e madhe të kësaj miniere ari, gazetarët gjermanë vendosën ta ndajnë atë me partnerët e tyre të përhershëm të cilët nuk kanë më asnjë dyshim për autenticitetin e dokumentave që përmban kjo dosje 1500 herë më e madhe sesa Uikiliksi.

Deri tani në të figurojnë emrat e 12 shefa shtetesh (6 në detyrë) e 128 personaliteteve politike të planit të parë në mbarë botën dhe 29 prej 500 njerëzve më të pasur në botë.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *