“Plas” te Skënderbeu, Plaku kundër Josës

Dita

Sulmuesi që u mor në merkaton e Janarit nga Partizani, Sebino Plaku, është aktivizuar vetëm 15 minuta në kampionat edhe ato si zëvendësues në ndeshjet ndaj Vllaznisë dhe Kukësit, padyshim nuk mund të ishte i kënaqur, por deklarata e Josës në emisionin “Zona Gol” në Supersport menjëherë pas ndeshjes me Laçin, ka derdhur kupën e durimit për Plakun, i cili ka reaguar nëpërmjet një deklarate në faqen e tij në “Facebook”.

Pikërisht cilësimi si lojtar alternativ nuk i ka pëlqyer Sebino Plakut, i cili shprehet se bën një reagim të detyruar për të mbrojtur personalitetin dhe figurën e tij.

“Jam ndjerë vërtetë i ofenduar, jo vetëm unë, por edhe familja ime nga intervista e trajnerrit post-sfidës ndaj Laçit. Mendoj se kam arritur atë status që të meritoj respektin e gjithkujt. Unë do të përgjigjem me punën time në fushën e blertë dhe do të jem i gatshëm të jap maksimumin në cdo sekond që do të më jepet mundësia. Shpresoj që së bashku me Skënderbeun dhe tifozët e mrekullueshëm kuqebardhë, të arrijmë titullin e 6-të radhazi. Unë do të jem gjithnjë aty si një ushtar i gatshëm, sepse e dua këtë fanell, por edhe një herë e përsëris që s’ka nevojë për etiketime, pasi cfarëdo etiketimesh të përdoren ndaj meje, askush s’mund të ndryshoj emrin tim në futbollin shqiptar. Edhe nëse dikush fshihet pas gishtit, herë a vonë do të bëhet aq i hollë sa as gishti s’do ta mbuloj më”, ka theksuar Plaku.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *