Platforma e propozuar nga Qeveria për bisedime me Serbinë cilësohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës si e varfër dhe pa parime, ndërsa “Vetvendosje” shkon akoma dhe më tej me kritikat e saj.
“Vetëvendosje” thotë se kjo platformë cënon interesat e Kosovës, si dhe përjashton mundësinë që kjo forcë politike të bëhet pjesë e saj.
“Nëse e shqyrtojmë përmbajtjen e këtij konsensusi dhe aty dalin projekte që janë në kundërshtim me interesin e vendit, atëherë “Vetëvendosje” nuk merr pjesë”, deklaroi deputeti i VV, Glauk Konjufca.
Sipas Konjufcas, dialogu me Beogradin është kërkuar në mënyrë të gabuar që nga fillimi.
“Nuk duhet të shkojmë përtej kompromiseve të shtetit. Serbia kërkon të imponojë një fazë të re të kompromiseve”, thotë ai.
s.a/dita
