Kam dëgjuar një histori për një student të dobët, si këta që duan të futen këtë vit në universitet. Ky studenti studionte për matematikë në Vlorë. Dikush e pyeti: “si shkruhet rrënja katrore e dyshit?” Studenti i matematikës bëri një katror dhe brenda katrorit shkroi numrin 2. Nxënësit me 5-a dhe 6-a mund të jenë të mirë për të marrë një profesion si për shembull: rrobaqepës, mekanikë, saldatorë etj, por nuk kanë aftësitë e nevojshme intelektuale për studime universitare.
Këta nxënës kanë dhënë prova paaftësie intelektuale që nga klasa e parë fillore deri në përfundimin e maturës. Këta lloj studentësh mund ta marrin diplomën vetëm me ryshfete dhe me miq. Ka degjeneruar cilësia e arsimit në Shqipëri dhe PS bën mirë që prezantoi një platformë politike dje për këtë temë.
Email nga adresa: [email protected]