Platini: Blatter u tregua i guximshëm që dha dorëheqje

redaktor

Presidenti i UEFA-së, Michel Platini, e ka mbështetur Sepp Blatterin për dorëheqjen e dhënë nga posti i presidentit të FIFA-së, duke thënë se ky ishte një veprim i guximshëm nga ana e tij.

“Ishte një vendim i vështirë, një vendim i guximshëm dhe vendimi i duhur”, ka thënë fillimisht Platini.

“I kam thënë Sepp Blatterit që të largohet, të japë dorëheqje, sepse është duke i dhënë një imazh të keq FIFA-së”, theksoi Platini.

“Nuk është e lehtë t’i thuash një shokut se ai duhet të largohet, por kështu është duke shkuar historia. Po e them këtë me pikëllim dhe me lot në sy. Aty ka pasur tejet shumë skandale”, ka shtuar francezi.

Francezi e pason? – Presidenca e FIFA-s këtë javë do të mbetet bosh, ndërsa tani kandidati favorit për t’u zgjedhur në krye të qeverisë së futbollit botëror është pikërisht francezi, Michel Platini, shkruan Mirror. Tabloidi britanik bën me dije se numri 1 i UEFA-s është favoriti për të qenë presidenti i FIFA-s pas mbretërimit 17-vjeçar të Blatterit. Ky nuk do të jetë një lajm aspak i mirë për futbolldashësit shqiptar, pas antipatisë së krijuar për Platini pas sfidës Serbi-Shqipëri.

Share This Article
6 Comments
  • …. nese zgjidhet Platinoviç balta e korrupsionit do shkoje deri ne fyt… FIFA dhe UEFA kane marre fund tashme, thjesh biznes I piste,,

  • Keshilla per doreheqje eshte e sinqerte kur vete Pltinia mos te pranoje te konkuroje per postineblaterit E nesermiaq tregon sinqeritetin e fjales se sotme pas disa kohesh te gjithe do ti perkasim te kaluares por vlerat tona dote vlersohen nga sinqeritet dhe perkushtimi qe kemi jetuare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *