Michel Platini e ka arritur tashmë qëllimin kryesor që kishte përpara se të merrte mandatin e tij të parë si president i UEFA-s. Që nga momenti që francezi u shndërrua në numrin 1 të UEFA-s risitë që kanë prekur futbollin europian kanë qenë të shumta.
Kompeticionet më të rëndësishme që organizohen nga UEFA si në nivel klubesh ashtu edhe në nivel përfaqësuesesh kanë ndryshuar tashmë format. Nëpërmjet një video konference Platini kënaqi kërkesat tifozëve teksa nga zyrat e UEFA-s iu përgjigj pyetjeve të këtyre të fundit, por jo vetëm pasi të interesuarit për të marrë një përgjigje të drejtpërdrejtë nga presidenti ishin edhe futbollistë apo edhe njerëz të tjerë të sportit.
Nëse dikush kishte ndonjë dyshim se formati i UEFA Champions League do të ndryshonte sërish Platini e hodhi poshtë një hipotezë të tillë.
“Nuk mund të zvogëlojmë numrin e skuadrave pjesëmarrëse, pasi diçka e tillë do të thotë të mos u japim mundësi vendeve të vogla për tu rritur futbollistikisht. Nëse nuk do të lejonim klubet e vogla të merrnin pjesë në Champions League këto klube nuk do të arkëtonin kurrë para nga ky kompeticion. Të ardhurat që vinë nga Championsi mund të ndihmojnë shumë vende në Europë për të rritur nivelin e kampionateve të tyre”, tha Platini.
Platini më pas iu përgjigj një pyetjeje të portierit të Realit të Madridit, Iker Casillas, që kishte të bënte me formatin e ri të kampionatit europian. “Jam shumë i lumtur që në 2016-n numri i skuadrave pjesëmarrëse do të shkojë në 24.
Megjithatë ky nuk ka qenë një vendim i lehtë për tu marrë nga ana e UEFA-s në vitin 2010, pasi në atë periudhë ne na duhej të kuptonim se rritja e numrit të skuadrave pjesëmarrëse nuk do të ulte cilësinë e futbollit të luajtur.
Por pasi reflektuam shumë morëm vendimin për të zgjeruar në 24 numrin e përfaqësueseve pjesëmarrëse në Europian. Diçka e tillë u jep një avantazh të madh edhe qyteteve që do të presin ndeshjet e këtij eventi pasi në një qytet të caktuar tashmë do të zhvillohen më shumë se tre takime. Këtu flitet për një progres të madh për rritjen e futbollit në Europë”.
Platini tha fjalën e tij edhe për zgjedhjet e ardhshme të FIFA-s në program 29 majin e ardhshëm në Zyrih të Zvicrës duke shprehur edhe njëherë tjetër pakënaqësinë e tij kundrejt presidentit aktual Sepp Blatter. “Për mendimin tim FIFA duhet të ndryshojë pasi ka nevojë për ide të reja dhe programe të reja”.

Nje gje nuk e kam kuptuar nga sjellja e strukturave te UEFA-s,lidhur me ndeshjen Serbi-Shqiperi.Kaq e veshtire eshte te gjykohet mbi faktet qe kane paraqitur te dy palet e te jepet nje vendim,apo ka nje prapamendim!…Gjykoj se priten ndeshjet e radhes dhe nese Serbia e Shqiperia nuk fitojne,pra nuk i marrin 3 piket,atehere u jepen piket e hequra,sepse nuk rrezikojne “te medhenjte ” e grupit.Nese fitojne ndeshjet piket s,kane per t,i marre.Le ta hedhin poshte kete gjykim ata po munden!