Plazhi (jo) publik

Dita

Dita si drita! Ju faleminderit për lënien e 5 faqeve për plazhistët. Dita jonë! Na e do mendja se ka dhe shumë gjëra të tjera që duhet të realizohen në plazhe që shqetësojnë pushuesin. Duke dëgjuar ministren Ekonomi ndjen kënaqësi, por realiteti qëndron ndryshe! Po të flasim për plazhin e Shëngjinit, ka shqetësime edhe pse jo të mëdha. Këtu nuk zbatohet vendimi i qeverisë për 20% të rërës dhe ujit të plazhit që i përket publikut. Po t’i bjeri rasti kujtdo për të frekuentuar këtë plazh do të ballafaqohet me një anomali të theksuar. Në zonën e planifikuar dhe të etiketuar plazh publik, njerëzit janë të ngjeshur njëri bri tjetrit ku pothuaj të merret fryma. E çfarë kënaqësie ndjen pushuesi në këtë ambient aq mbytës? Ndryshon gjendja atje ku është okupuar nga privatët. E keqja është se frekuentuesit e thjeshtë dhe me ekonomi të pakët nuk u përgjigjen dot atyre kërkesave. Të paktën të lihet e lirë pjesa ligjore prej 20 për qind, kur në fakt është më pak se 15 për qind. Nga zënia e vendeve më të frekuentuara, pushuesit sistemohen në distanca duke u futur nëpër pisha. Këtë problem duhet të zgjidhi Bashkia e Lezhës! Pjetër Bubaj

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *