Tri vjet që ndaloi,
plehrat qeveria,
këtu me tre shifra,
u rrit varfëria.
Kaluan tri vjet,
e kuptoi gabimin,
pikërisht tek plehrat,
e gjeti shpëtimin.
Ndaj bëri me ngut,
dhe legalizimin,
se plehrat-këtu,
do sjellin zhvillimin.
Ne naftën dhe kromin,
botës ja dhurojmë,
dhe plehrat e botës,
për qejf importojmë.
Për ligjin e Salës,
kot i bëmë tubimet,
sepse nuk i dinim,
fare përfitimet.
Koka i mjedisit,
i dha mendje gjindjes,
se janë të mira,
plehrat e Rilindjes.
Riciklimi i tyre,
është punë e magjishme,
është një industri,
shumë e rëndësishme.
Nuk e dinte fare,
ky popull legen,
se plehrat e Ramës,
Çlirojnë oksigjen.
Industria jonë,
është shumë e uritur,
se disa fabrika,
me kohë janë ngritur.
Në vatanin tënë,
ku rrojmë me dëshirë,
nga një gjë e pistë,
del një gjë e mirë.
Atje ku del tymi,
shkoni ndonjë ditë,
dhe me ajër jete,
do mbushni mushkritë.
Këtë po e them,
me zenith të bindjes,
sepse këto janë,
plehrat e Rilindjes.
Këto i përkasin,
një të gjelbre listë,
ndaj një gjë e mirë,
bëhet gjë e pistë!
Nga djegia e tyre,
s’ka qeder-or mik,
se tymi i tyre,
s’ka gaz karbonik.
Le të importojmë,
makar dhe një mal,
se nga plehrat kemi,
fitim kolosal.
Kështu na tha shteti,
ndaj kot s’po ja ngop,
tani do t’i themi,
varfërisë: “Stop!”

Po mire plehrat njers kur do te zhduken o Duka.Jan me shumic ne te gjitha dikasteret e vendit te drejtuara nga super plehi Nipi i Kolekes.Jan mbledhur te gjith sigurimsat horat banditet kriminelet te strukturat e PiS
Shqiperisë, vendit me plehra
që është bërë koqe dhe kashtë
i mjaftojnë plehrat e veta
pse duhet t’i marë nga jashtë?!
Shqipëria ka shumë plehra
që nuk janë organike
ka mbetjet më të rrezikshme
ka shumë plehra politike!!
Plehrat që na qelbin vendin
të gjithë plehrat politike
ato duhen ricikluar
dhe jo plehrat organike!
Plehra për t’u ricikluar
janë plehrat e kuvendit
ato mbetje kutërbojnë
dhe i japin erë vendit !!
Pjesa me e madhe e plehrave zakonishte riciklohet dhe
jane te dobishme per industrine. Nje pjese tjeter, ato te pa dobishmet asgjesohen, digjen, shfarosen.
Nje pjese e vogel, ato radioaktive,tosike fundosen me
dhjetra metra nen dhe, e keshtu problemi i plehrave
zgjidhet.
Por une jam kurjoz te di nje gje tjeter;
A ka kelysh kurve ti gjeje vendin plehrave te parlamentit ?
As digjen, as riciklohen,as asgjesohen, as fundosen nen dhe, as s’kuqen, as s’verdhen,as nxihen.
Rrace e cuditshme plehrash ! Ka shume mundesi te jene scorie,scorie te plehrave te dikurshme. Mbase,ku ta
dishe ?
Bravo duka