“Plisat” zihen me tifozët e Torçidës për motive qesharake

Dita

Tifozët e “Plisave” të Prishtinës janë përplasur me mjete të forta me tifozët e Torçidës, grupim i ardhur nga Mitrovica. Drejtori i Policisë së Elbasanit, Neritan Nallbati, bën të ditur nga vendngjarja se “sherri ka nisur mes dy grupeve tifozësh të ardhur nga Kosova të cilët kanë debatuar se kush grup do të kalojë i pari në bulevard”.

Sakaq ka nisur debate me fjalë dhe më pas ka përfunduar me goditje mes dy grupeve më së shumti me shishe birre që tifozët mbanin në duar. Sheri mes tyre ka nisur tek rreth rrotullimi tek “1 Maji” ku nën himnin e këngës “Xhamadani vija vija”, tifozët po tentonin të hynin në bulevard, raporton albeu.

Ka qenë e menjëhershme ndërhyrja e Policisë e cila ka bërë të mundur shoqërimin e 10 tifozëve nga të dyja grupet në komisariat, e më pas ka dërguar në spitalin kirurgjik 4 të dëmtuar kryesisht në kokë.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *