Plogështia që ka pllakosur PS-në e Lezhës

redaktor

Letër e nënshkruar

Preng Pjetri, Lezhë

Heshtja thuhet se është flori! Por jo në të gjitha momentet dhe rastet. Mbetemi të çuditur pse jo dhe të indinjuar me heshtjen dhe plogështinë që ka pllakosur PS-në e Lezhës. Që pas humbjes së kandidatit të mazhorancës për kryebashkiakun e Lezhës, thuajse organizatat e Partisë Socialiste kanë rënë në gjumin dimëror.

Kjo dukuri dhe indiferentizëm po dëmton së tepërmi reputacionin e socialistëve të thjeshtë kudo në bazë. Anëtarësia dhe simpatizantët e Partisë Socialiste nuk i janë shmangur aspak përgjegjësisë së humbjes në këto zgjedhjet vendore të qershorit 2015. Përkundrazi, janë drejtuesit e strukturave ata që po ju shmangen përgjegjësive që bien mbi ta. Kjo vihet re fare lehtë përderisa akoma nga qershori dhe në këto momente nuk është bërë qoftë një takim i vetëm me komunitetin nëpër fshatra për të analizuar humbjen, shkaqet dhe faktorët e kësaj humbje.

Pse të deleguarit dhe deputetët e qarkut tonë vijojnë takimet me komunitetin vetëm në prag fushatash?! Populli nuk është pyll me gështenja që të shkosh sa për t’i vjelë. Ndofta ndokush që mund ta lexojë këtë letër mund të thotë: “Ç’llafazan ky Prenga!” Mirëpo edhe nëse zgjedh heshtjen unë dhe të tjerët si unë, pa diskutim do të thuhet “njerëz injorantë dhe servilë”.

Ç’ka kjo s’mund të ndodhë kurrë. Unë do ta ngre zërin tim gjithmonë e më shumë falë mbështetjes së pakursyer që na jep portali ynë i vetëm i shtypit të shkruar, e madhja gazeta Dita dhe zoti Thano.

Sa për dijeni, personalisht nuk kam asgjë personale me askënd, as funksionar partish, as drejtorë institucionesh, por jam në “opozite” dhe debat të hapur me të gjithë aktorët politikë në Lezhë, për një obligim të madh për kauzën tonë të përbashkët, të forcojmë dhe ta çojmë në lartësinë e duhur Partinë Socialiste në bazë e qendër kudo në qarkun e Lezhës.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *