Plumba godinës së njësisë administrative në Lezhë

Leda Hysa

Shenja plumbash janë vërejtur mëngjesin e sotëm në zyrat e njësisë administrative Blinisht të Lezhës.

Burime për mediat thonë se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme teksa persona të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të godinës.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale. Për ngjarjen në fjalë mësohet se janë shoqëruar 10 persona.

Policia e Lezhës ka nisur hetimet dhe pritet të dalë me një deklaratë zyrtare në vijim.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *