Vdes në spital 62-vjeçari që një natë më parë në gjendje të dehur qëlloi me breshëri automatiku mbi gruan dhe djalin në fshatin Kalur të Lezhës.
Mark Çupi është qëlluar në kokë dhe është plagosur nga djali tjetër i tij me qytën e armës, në përpjekje për të ndalur krimin. Pasi është ndaluar nga policia, gjendja shëndetësore e 62-vjeçarit është përkeqësuar si pasojë e plagës në kokë dhe rrugës për në spitalin e Lezhës ka ndërruar jetë.
Në orët e vona të së martës, pasi kishte mbërritur i dehur në shtëpinë e tij dhe pas një debati me familjarët, Mark Çupi plagosi rëndë me armë zjarri baskëshorten e tij, 53-vjeçaren Marte Çupi dhe të birin 27-vjeçar, Astrit Çupi. Të plagosurit ndodhen në spitalin Ushtarak të Tiranës në gjendje të rëndë shëndetësore.