Plumba pronarit të lokalit, 2 të plagosur në Selitë

Ornela

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga një shkëmbim plumbash në zonën e Selitës në Tiranë.

Një prej të plagosurve është identifikuar si Renato Hoxha, 31-vjeç, pronar i një lokali në atë zonë, ndërsa personi i dytë i plagosur është Gjon Pelivani, 27-vjeç i cili ka qenë kamerier në lokalin ku ndodhi ngjarja.

Të dy të plagosurit kanë marrë plagë në këmbë. Ata janë transportuar me urgjencë në drejtim të Spitalit të Traumës ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë,sipas burimeve pranë policisë autori i ngjarjes është identifikuar si Florian Musai.

Pelivani dyshohet se është plagosur rastësisht, pasi shënjestër e këtij atentati mësohet të ketë qenë pronari i biznesit, Renato Hoxha.

Policia ka shoqëruar disa qytetarë, të cilët kanë qenë dëshmitarë pranë vendit të ngjarjes. E gjithë skena është filmuar nga kamerat e sigurisë, dhe do jenë pamjet filmike ato që do hedhin dritë mbi këtë ngjarje.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *