Dy korrierë shqiptarë të trafikut të drogës përfunduar në prangat. Ata quhen Sali Dervishi, 33 vjeç dhe Eglantin Milaqi, 30-vjeç. Ata janë arrestuar me 2.6 kg drogë të llojit heroinë.
Arrestimi i dy shqiptarëve ka ardhur pas një postoblloku të ngritur nga policia italiane në zonën mes provincës së Foxhës e Manfredonias.
Dy shqiptarët janë përpjekur t’i shmangen kontrollit të policisë duke u larguar me shpejtësi si dhe duke hedhur drogën.
Policia i është vënë në ndjekje automjetit tip BMW, duke e qëlluar me armë në gomat e saj të pasme. Më pas shqiptarët u arrestuan. Droga që ata transportin ishte e tipit heroinë e konfeksionuar në 5 pako me peshë 2 kg e 635 g. /Dita/

