Nga Viktor Malaj
Botuar në DITA
Njoftimi më i fundit i SPAK-ut dhe Policisë së Shtetit mbi zhvillimin e një operacioni për arrestimin e 32 elementëve kriminalë, të akuzuar për vepra të rënda penale ishte një lajm i mirë dhe nga ato lajme që janë pritur për një kohë të gjatë. Nuk është gjë e re po të pohojmë se njëra nga plagët më të rënda shoqërore të këtyre tri dekadave është fakti se “i keqi” dhe “i forti”, pra individët ligjshkelës dhe kriminelë i kanë hipur në qafë popullit shqiptar, e kanë bërë “sus!” njeriun e ndershëm dhe qytetarin e virtytshëm që kërkon të jetojë me dinjitet.
Nuk është hera e parë që elementë kriminalë akuzohen, arrestohen dhe, madje, dënohen. Jo pak prej tyre ndodhen duke vuajtur dënimet me burgim të gjatë në institucionet përkatëse. Disa nga 32 emrat e njoftuar nga SPAK-u janë të njohur për shoqërinë shqiptare dhe, veçanërisht, për zonat ku ata jetojnë e veprojnë, si njerëz me rrezikshmëri të madhe shoqërore.
Përveç ngazëllimit që sjell operacioni “Plumbi i Artë”, të lindin edhe pyetje që shkaktojnë edhe zhgënjime legjitime. Zhgënjimin kryesor e përbën fakti se elementët kryesorë kriminalë, që besohet se janë edhe krerë të bandave keqbërëse, thuhet se nuk janë gjetur ende nga policia dhe se “po punohet për kapjen e tyre”. Si ta shpjegosh këtë fakt, që elementët me rrezikshmëri më të lartë shoqërore u ndodhën larg shtëpive të tyre në momentin kur policia nisi aksionin e saj për t’i arrestuara? A mos është kjo një rastësi? Mundet, por rastësia bëhet e vështirë për t’u pranuar kur fjala nuk është për një, por disa dhe nga më të rrezikshmit.

Dihet mirë se çdo polici profesionale dhe e ndershme, në raste të tilla, qysh përpara ekzekutimit të urdhër-arresteve, merr masa për të verifikuar dhe gjetur vendndodhjet e të dyshuarve për krime dhe i mban ata në vëzhgim deri sa të nisë aksioni për arrestimin e tyre. A e kishte kryer policia shqiptare këtë detyrë dhe, nëse jo, pse?! A mos vallë, problemi është më i thellë dhe më shqetësues, pra që drejtues vendorë apo qendrorë të policisë janë të lidhur me kapobandat kriminale dhe i kanë njoftuar ata të fshihen përpara nisjes së veprimeve policore?! Kemi të drejtë të dyshojmë se mund të ketë edhe të tjerë Leonard, si ai oficeri i krimeve që u arrestua së bashku me ta.
Një pyetje tjetër që lind është: si është e mundur që “tetë banda” u zbuluan njëherësh dhe vetëm pas “zbërthimit” të një vrasësi me pagesë? Ku ka qenë policia deri tani dhe a funksionon veprimtaria e saj e fshehtë operative me të cilën depërtohet tek bota e krimit dhe zbulohen autorët e krimeve të kryer dhe planet e bandave për kryerjen e krimeve të tjera? Dihet tashmë se disa nga elementët kriminalë që ndodhen në “arrati” dhe për të cilët policia ka në dorë urdhër-arrestet, janë ndaluar e arrestuar disa herë dhe janë lënë të lirë nga sistemi i tejkorruptuar i drejtësisë shqiptare. Mirëpo, nëse ky sistem i korruptuar gjyqtarësh kriminelë i ka lënë ata të lirë, sistemi policor nuk duhet t’i lërë asnjëherë “të lirë”, domethënë jashtë vëzhgimit, gjurmimit dhe përpunimit policor, përndryshe, policia nuk do të arrijë kurrë të parandalojë krimet e rënda dhe, madje, as t’i zbulojë ato.
Një problem tjetër shqetësues dhe aspak i ri është fakti që media arrin të botojë dhe emetojë, jo thjesht informacione të përgjithshëm mbi veprimtarinë kriminale të këtyre banditëve, por edhe procesverbalet e plotë të pyetje-përgjigjeve të dëshmitarëve që kanë shërbyer apo do të shërbejnë për akuzimin dhe dënimin e këtyre elementëve. Nëse media në përgjithësi nuk udhëhiqet nga ndonjë ideal përveç qëllimit të fitimit material nëpërmjet përpjekjeve për të rritur numrin e shikuesve, dëgjuesver apo lexuesve, Policia e Shtetit dhe Prokuroria, po ashtu edhe Gjykata duhet të bëjnë çmos që provat kyçe të përfituara nga hetimet të mos bëhen publike. Ato nuk duhen bërë publike për dy arsye madhore, sepse: dëmtojnë hetimin dhe gjykimin duke iu dhënë mundësi të akuzuarve të ndikojnë për ndryshimin apo prishjen e provave apo krijimin e alibive të ndryshme dhe, nga ana tjetër, rrezikojnë seriozisht çuarjen drejt krimeve të reja, si masë dhe mjete që përdorin elementët kriminelë për hakmarrje apo zhvlerësimin e dëshmive.
Nga ato që ka botuar shtypi, rezulton se elementët kriminelë objekt i këtij operacioni policor kanë paguar shuma të mëdha parashë dhe kanë ekzekutuar edhe nënën e njërit prej viktimave të tyre, vetëm pse ajo këmbëngulte tek organet policore dhe të drejtësisë të zbuloheshin dhe ndëshkoheshin vrasësit e djalit të saj. Nuk e dinë policia dhe, sidomos, prokuroria se e njëjta gjë mund të ndodhë edhe me të afërmit e “të penduarve”?! Si mundet që të kemi oficerë policie dhe, sidomos, prokurorë që iu shesin gazetarëve të paskrupullt fotokopje të dokumenteve origjinale të dosjes hetimore, me të cilat mund të sjellin dëme të pariparueshme për çështjen penale dhe për sigurinë e shoqërisë?
Duke u shitur “për pesë aspra”, këta punonjës të shtetit dhe ata të medias iu thonë personave të tjerë që kanë dijeni për krime dhe autorë krimesh, apo që janë pjesëtarë të grupeve kriminale dhe të përfshirë në krime se, nëse pranoni bashkëpunimin me policinë dhe jepni informacione që çojnë në parandalimin apo zbulimin e veprimtarisë kriminale, do të bëheni publikë dhe do ju rrezikohet jeta juaj dhe e të afërmve tuaj. A janë prokurorët, policët dhe gazetarët pjesë e kësaj shoqërie dhe a janë ata të interesuar të jetojnë në një shoqëri të sigurt dhe të çliruar nga bota e krimit?! A e dinë ata se, duke vepruar kështu, nesër mund të bëhen ata vetë viktima të krimit dhe kriminelëve?
E drejta e informimit nuk shkon deri tek “e drejta” e dëmtimit. Gazetarë pa integritet moral e profesional dhe media pa dinjitet personal (që janë pasqyrë e pronarëve dhe drejtuesve të tyre) ka edhe në Shqipëri, ashtu si kudo në botë. Të botosh nëpër gazeta apo të shfaqësh në ekranet televizive probleme të hetimit që i shkaktojnë pasoja procesit juridik, por edhe shoqërisë, do të thotë të sakrifikosh të vërtetën, të drejtën dhe interesin shoqëror për një dorë para më shumë.
Një ndjesi aspak të mirë na krijoi pohimi i Kryetarit të SPAK, z. Kraja i cili njoftonte se hetimi rreth veprimtarisë së këtyre tetë grupeve kriminale filloi mbas arrestimit të njërit prej tyre (domethënë të Dumanit), duke nënkuptuar se ishte Dumani që informoi policinë dhe prokurorinë për krimet dhe autorët e tyre. Pse i duhej kjo opinionit publik shqiptar?! Nuk përjashtohet mundësia që shitjen e dokumenteve të dosjeve hetimore ta bëjnë edhe avokatë të pandershëm, sepse individë të pandershëm nuk ka vetëm në prokurori dhe gjykata por me shumicë edhe në botën e avokatisë.
Prandaj mbetet detyrë serioze e Policisë së Shtetit të ndjekë të gjitha rrugët dhe përdorë të gjitha mjetet ligjore për të zbuluar individët e tillë të dëmshëm, qofshin ata në radhët e veta, të prokurorisë apo të avokatëve. Kjo është e rëndësishme sepse populli shqiptar nuk dëshiron që nesër të lexojë apo dëgjojë se ky apo ai bandit u lirua nga burgu “për mungesë provash”, apo se ai tjetri nuk po mund të gjendet “megjithë përpjekjet e pareshtura të policisë”. Populli nuk mund të krijojë besim tek policia dhe shteti kur sheh që një femër e dënuar me tre muaj burgim për prostitucion kapet dhe dërgohet në burg, ndërsa kapobanda të dënuar me shumë vite burg për vrasje apo tjetërsime pronash, apo qoftë dhe në kërkim si të akuzuar për vrasje e grabitje (si këta të fundit që ndodhen ende në arrati) nuk gjenden nga policia, megjithëse popullit i shfaqen aty- këtu, në fshat apo qytet.
Mbetet të pritet nëse operacioni “Plumbi i Artë” është vërtetë i tillë apo ka qenë “Plumbi prej gome”. Përcaktimi i saktë i këtij operacioni do të bëhet në varësi të faktit nëse krerët kryesorë të grupeve kriminale dhe porositësit e vrasjeve do të gjenden e arrestohen apo do të vazhdojnë të mbeten thjesht “persona në kërkim”. Uroj që emërtimi i operacionit policor të përputhet me rezultatet e tij përfundimtare.
©️Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
Me mire vone se kurre,thote populli.Mendoj se shoqeria shqiptare ne pergjithesi eshte infektuar nga “virusi” i pasurimit te shpejte ,me çdo lloj menyre dhe kjo behet e dukeshme ne korrupsionin alarmues te administrates publike,por me kryesorja eshte ne rradhet e policise apo drejtesise.Votimi i Salehut nga nje pjese e popullsise tregon ne nje ane shpresen per te zene nje vend pune per t’u pasuruar (sigurisht nqs vjen Salehu ne pushtet)dhe nga ana tjeter injorancen e theksuar te kesaj pjese e cila nuk eshte ne gjendje te reflektoje dhe te dalloje te verteten nga genjeshtra…Te vetemin shans per te dale nga ky llum eshte mbeshtetja e USA e cila eshte miku me i vyer i shqiptareve i te gjtha koherave,te cilet po bejne te pamunuren per t’a pastruar kete vend nga e keqja qe shpesh shihet me emra Saleh,Meta,Koka,Bllako etj.Thank you USA.Kush kritikon apo shan USA eshte armik i shqipetareve…
Zoti korcar
Nga menyra se si shkruan ose je ndonje zvarranik ne bodrumet e ambasades ose je nga kopeja e atyre qe na cane menderen per 45 vjet qe thonin…po te shani Partine keni demtuar Shqiperine..zgjidh e merr.
.
Edhe une ne vitet para dhe pas viteve 90’ e deri ne 1997 po te shante njeri Ameriken I “derdhja plumb ne goje” por ne ditet e sotme them me argumente te forta qe Amerika eshte pjese e fajit dhe me kryesorja eshte kllonimi I perbndeshit berishe prej saj ne vitet 1990-1992 mbrojtja e hapur prej saj dhe kur kreu krime kunder njerzimit dhe sot qe po tallin lesht e Yuri Kimes me Non Graten…
.
Eshte aksiome dhe hapi llapat e veshit:
Perderisa Amerika ime e korcarir dhe Biden-it nuk angazhohet per venien ne banken e te akuzuarve Sali Monstren & company dhe te lere sfilat e Kimit dhe Blinkenit me non graten..kjo do te jete me I rende se cdo lloj pushtimi..
.
Sepse ky krimi I rruges qe ngre me te drejte zoti artikullshkrues eshte I lidhur me krimin politik qe filloi qe ne Kohen e Azem Horrit qe mbante dy pistoleta ne mbrojtje te Salisumes nje te Ramizit dhe nje te Elezit..
.
Nuk ka dem me te madh per Amerikes qe ne vend te kritikave te forta per gafat e saj en Shqiperi…vazhdojne gojoret me korcaret e bodrumeve te xhambasadave..
Kush ben gojore per Ameriken kur duhen kritika eshte jo vetem antishqiptar jo vetem antiamerikan por dhe anti human
.
Z.Orwjell:E shoh se je shume i ngarkuar dhe po flet perçart pasi qe t’a kuptosh qarte qe DREJTESIA po te ishte ne doren e shqiptareve do ishte nje qelb qe qelb gjithe vendin dhe po te kishim k.qe e kishim bere vete por nuk kemi dhe per kete i kerkuam ndihmen USA dhe me ndihmen e tyre po shohim nje dritez ne tynel,dhe kush i k/vihet kesaj ose eshte idiot ose eshte i lig apo antishqiptar.Salehet te shohin endra me sy hapur se nuk vjen kurre dita e tyre ,nuk ka me “toke e xenun”o “dru me pre”…
Zoti Korcar
te garantoj se nese do kishte nje KANDAR te peshonte proamerikanizmin midis ne te dyve te betohem qe do ishit shume prapa meje..
.
Por “e keqja” ime eshte se me shume dua te verteten se Ameriken time ,te Bidenit dhe te ju korcareve sumeferkues..
.
Une flas me fakte dhe nga 100 prej tyre po marr vetem njerin:
.
Pse “shenjtoret” e Amerikes qe realisht drejtojne ate vend qe nga invazioni I Rajersonit
ne votimet e e 1992 ( qe shte dhe babai politik I Saliserbit) nuk veprojme me Shkelzen Sali Terroristin ?
.
Konkretisht eshte dokumentuar qe K/gjenerali Luan Hoxha ne mirebesim ankohet te ambasadori amerikan qe ishte kercenuar me jete nga I Biri Sali Monstres duke I thene se do ta egzekutonte si Kosta Trebicken nese hapte goje…
.
Pse admistrata amerikane (mos e ngaterro me Ameriken) akoma nuk fillon procesin per dergimin para drejtesise jo vetem te Xen Terroristit por dhe te ambasadorit (dhe kushdo qe eshte pas tij)…por paturpesisht I dhane vize gjeneralit Luan Lepuri dhe e fshehen ne Amerike!!
.
Mund ti pergjigjeni kesaj pyetje ,nese je njeri normal dhe jo kavie eksperimentale ?
Pra pse Amerika toleron (lexo ndihmon) Shkelzen Sali Biberishen ? kur ka fakte uluritese si terrorist..
Z.Orwjell:Populli thote “qesh mire ai qe qesh i fundit”çdo gje ne kohen dhe vendin e duhur ….Dosjet jane hapur dhe mos te pretendohet se DASH do t’i jape llogari Salehut apo t’i mbushe mendjen atij dhe te tjereve idiote qe e ndjekin pas .ORA e drejtesise eshte vene ne levizje dhe po afron llogaridhenia e hajduteve dhe krimineleve (qofshin te majte apo te djathte).Drejtesia eshte si diçka qe hahet e ftohte.USA e morren persiper pastrimin e drejtesise (ju kujtoj qindra gjygjtare apo prokurore jashte sistemit),te kemi besim,durim dhe te presim rezultatet ,pasi 30 vjet barbari dhe plaçkitje e pasurise se shqiptareve nuk mund te çbehet me urdhrin e peshkut…sypeshkaqenet jane fuqizuar shume dhe per kete i duhet vene kapelja sipas kokes..
“Plumbi i arte” ishte deshtimi me spektakolar i Drejtesise tradhetuar nga eksponente te larte pushtetare miq te atyre 14 nga 32 personat qe “nuk u gjeten” njeheresh neper banesa kur i shkoi flete-arresti. Te tjerat jane bla-bla-bla koti.
Kush i lajmeroi ata 14 pra, pervec se ato qe dinin kete operacion dhe ato qe i kishin detyrimin e larjes borxhit atyre te kerkuarve per ortakerite qe kane patur sidomos ne zgjedhjet e 25 majit te vitit kaluar kur si nje trup i vetem u pane kudo duke shperndare leke per vota ne favor te ketyre qe sot dekonspirojne operacionin kunder tyre.
Ka shumē mundësi që gazetarët që blejnē dokumentet e hetimit hap pas hapi të ecurisë së procesit hetimor ta bëjnë blerjen me paret e kriminelëve që janë tē interesuar të dinë rreth implikimit tê tyre. Pra prokurori i çështjes dhe gazetari bashkëpunojnë për llogari të kriminelëve. Kraja nuk ka reaguar kundër nxjerrjes së dokumenteve. Vallë pse?
E keqja ka hyrë kaq thellë saqë nuk shkulet më, o Viktor. Ka 100 vjet që Italia, një shtet i konsoliduar, lufton kundër mafias dhe nuk ia del dot. Jo më në Shqipërinë e shkatërruar dhe të mbushur me banditê dhe kriminelë. Saqë kanë tmerruar edhe botën mbarë. Që të zhduket krimi nevojitet një dorê e fortë, një lloj diktature ose një antikrim që të zhduk pa gjurmë. Me të drejta njeriu, avokatër, korrupsion etj etj krimi nuk zhduket kurrë.
Eshte shume e veshtire te zhduke rrenjet e drejtesi se plepave. .
Per tridhjet vjet kjo drejtesi e plepave rrenjet e saje jen shume te thella”Ne biologji thuhet” Pema aqe sa e ke trupin larte aqe i ka rrenjet thell.
E per pasoi edhe plepi i ka rrenjet thell.
Veshtire eshte te shkulen keto rrenje.E pa u shkulure keto rrenje veshtir qe te kemi nje drejtesi te persosur, dhe ne sherbim te popullit.
Po nuk arestuat salen asgje skeni ne vije .
Eshte e drejte qe pervec oficereve te policise gjyqesore apo prokuroreve,me te mundeshem jane avokatet per te nxjerre sekretet hetimore,pasi ata jane me te lidhur dhe ne shumicen e rasteve behen pale me klientet e tyre.Kjo nuk eshte lajm i ri,por nje praktike e zakoneshme.Por kjo nuk e hedh poshte faktin qe e konspirojne dhe vete te penduarit,se keta kane patur lidhje me gjyqtare e prokurore dhe per keta nuk eshte fare problem leku,te ciloin e kane me shumice.
Megjithate ,pavaresisht se si goditje duket e madhe,ne raport me heshtjen e Krajes dhe te Spakut ndaj dinosaureve te krimit ne kete vend dhe fjala eshte per Berishen apo dhe per me nderin president,grabitesin e floririt etj etj le per te dyshuar qe mund te jete pale me ta ,per te shmangun me tertipe e justifikime ligjore mbrojtjen e tyre,duke qene se i ka edhe gjitone ne Lalez!
Mos u habit Z Malaj ( me pyetjen ku ishte policia ? ) Policia shpesh eshte kapur neper tavolina duke u nginjur ( rene qylit ) me ata qe kane detyre ti kapin , Policia shpesh ka qene ne rolin e hamallit per ngarkimin e skafeve me kanabis , ja atje ka qene shpesh here policia
Te cilesohet aksioni “Plumbi i marte”,si sukses i policise,eshte mashtrim i madh!
Si mund te quhet sukses,kur keta kriminele paskan bere kaq shume krime dhe nuk jane diktuar?
Si mund te quhet sukses ky palo aksion,kur edhe pas deponimeve te nje te penduari,policia nuk arriti,te kape kreret e ketyre bandave,por vetem cironkat?
Kjo eshte propagande e felliqur,mashtruese,qe tenton te mbuloje gjendjen e vertete te krimit dhe gjoja luftes kunder tij ne Shqiperi!
Nuk luftohet krimi me drejtues,qe vleresohen vetem nga MJEKRRA,apo me police barkderra apo te tjere te moshuar e te dobet,qe nuk perballojne dot as nje femije?
Si mund te jete policia jone e afte,kur me policet nuk zhvillohen testime fizike periodike,per njohurite e tyre juridike,edukative,kulturore etj?
A i pate policet tane si dolen para huliganeve holandeze e italiane dhe u vune perpara nga ata se nuk kishin asgje per t’i perballuar?
Te cilesohet aksioni “Plumbi i arte”,si sukses i policise,eshte mashtrim i madh!
Si mund te quhet sukses,kur keta kriminele paskan bere kaq shume krime dhe nuk jane diktuar?
Si mund te quhet sukses ky palo aksion,kur edhe pas deponimeve te nje te penduari,policia nuk arriti,te kape kreret e ketyre bandave,por vetem cironkat?
Kjo eshte propagande e felliqur,mashtruese,qe tenton te mbuloje gjendjen e vertete te krimit dhe gjoja luftes kunder tij ne Shqiperi!
Nuk luftohet krimi me drejtues,qe vleresohen vetem nga MJEKRRA,apo me police barkderra apo te tjere te moshuar e te dobet,qe nuk perballojne dot as nje femije?
Si mund te jete policia jone e afte,kur me policet nuk zhvillohen testime fizike periodike,per njohurite e tyre juridike,edukative,kulturore etj?
A i pate policet tane si dolen para huliganeve holandeze e italiane dhe u vune perpara nga ata se nuk kishin asgje per t’i perballuar?
Problemet qe trajton shkrimin Kane qene dhe Jane shqetesuese per cdo njeri te ndershem .Po’ te lexosh komentet e artikujve She shkrimeve ne shtyp pothuaj te gjitha keto probleme Jane evidentuara,por asnje reagim nuk Ka patur.Dekonspirimi i aksioneve te Policise eshte i vazhdueshem.Deri tani ,sa me kujtohet ,vetem nje eshte ndaluar .Dhe ato vazhdojne.Per mua,plumbi i arte eshte dekonspiruar nga vete prokuroret qe Jane marre me kete ceshtje.Shtypi?kam thene tre apo kater here :-Dy gazetare investigative,Artan Hoxha dhe Klodiana L’ala,Jane zedhenesi te krimit te organizuar.Lirisht Artani bredh parcele me parcele,bisedoni me kriminele e trafikante dhe asnje nuk interesohet ta marre ne pyetje per fshehje te autore e te krimit Po’ ashtu Klodiana L’ala,bisedoni dhe Ka dijeni Edhe ku dhjesin e pshurrin kriminelet e vrasesit dhe asgje nuk e gjen. As ne pyetje nuk e marrin.Ato qe dine a nuk perbene fshehje provash?klodi organizoi atentatin ndaj vehtes ne shtepine e babait per te mbushur mendjen miletit se po’ e godet krimi.A u gjete autori?Jo.Po organizator?Jo.Ateherw une them se Ajo eshte vete organizatorja.Pra gjendja eshte e kalbur gjithandej.Sot lexova ne gazete se nje prostitute nga Kosova,e denuar me Burg per bashkepunim me krimin,del ne ekranin e televizorit,per te na mesuar se si behet perputhja.Pra nje bashkepuntore krimi,ish e burgosue ne ekran televiziv.Turp me te madh nuk Ka.Krimi Ka kapur Fort ekranin dhe propogandon prostitucionit.Dhe analistet e moderatore i konsiderojne vip-e Faqe e zeze.
NJE ANALIZE QE AS VET VIKTOR MALAJ NUK DO TA KISHTE HULUMTUAR ME MIRE!
Eshte detyre ligjore e cdo qytetari kudo në Bote te denoncoje cdo shkelje, dhunim, krim qe sheh vete ose e merr vesh.
Jo në faqe gazetash as ekrane televizive por tek organet ligjzbatuese.
Si krimi dhe mosveprimi, heshtja ndaj tij eshte bashkepunim në krim ESHTE KRIM qe denohet me ligj kudo në Bote.
I nderuar Viktor , keni shkruajtur te verteten por me shume dorashka . Ka hyre krimbi nga brenda , bandat , sidomos kokat e krimit , jane te lidhur me policine , me shtetin ,prandaj ,ata kriminelet ne momentin qe shkon policia ,ata nuk ndodhen aty . E kupton edhe bufi i pulave . Kjo eshte nje e vertete e hidhur .
Ju faleminderit i nderuar Viktor .
Ju lutem,”Plumbi i arte”, tregohuni me transparent ju e dini qe Lepuri i krimit te organizuar fshihet tek politikanet shqiptare! Pa mbeshtetjen e tyre eshte e pa mundur qe keto grupe te zhvillohen kaq shume!
–
Keni politikane karriere “non grada”, dhe jo non grada, presidente dhe ish presidente ,ministra dhe ish ministra deputet dhe ish deputet …
–
Ju lutem shikoni i mire lidhjet!