Plumbi i kapi shtyllën kurrizore, si paraqitet gjendja e Dumanit

J L

Nuredin Dumani person i shumëkërkuar nga policia për disa ngjarje kriminale u arrestua gjatë natës në një aksion blic në Fier, ku edhe u gjet i plagosur. Mësohet se Dumanit një plumb i kishte mbetur në shtyllën kurrizore, i cili sipas bluzave të bardha të Fierit ishte e vështirë që të hiqej aty.

Ai ka pasur edhe një tjetër goditje, por që e ka kapur shkaras duke i gërvishtur vetëm pjesën e lëkurës.

Mjekët kanë treguar se Dumani ka qenë shumë i qetë dhe nuk ka thënë asnjë fjalë, madje nuk është ankuar as nga dhimbjet që mund t’i shkaktonte plaga.

I shumëkërkuari u transportua me një ambulancë, ndërsa pas saj udhëtonin dy furgona të RENEA-s.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *