Plus 3 vite burg për celularin!

Saimir Lleshi

Nëse mbani një celular sigurisht pa leje dhe ju kapet brenda qelive do t’ju shtohen edhe tre vite burg.

Ndryshimet ligjore kanë hyrë në fuqi, çka parashikon masa më të rrepta për praninë e celularëve nëpër burgje.

Dënim me burg do të ketë edhe për gardianët, nëse fusin celularë apo sende të tjera për të burgosurit. Ata rrezikojnë një dënim nga 5 deri në 10 vite.

A ia vlen të bësh kaq vite burg për një celular? Sigurisht që jo! Masat e dënimit shtesë për të burgosurit dhe për dënimin e gardianëve kanë hyrë në fuqi që ditën e sotme në të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit në Shqipëri.

Share This Article
1 Comment
  • ti shtosh numrin e viteve te burgut do te thote ti mbash me gjate duke shpenzuar taksat e njerezve te rregullt. Denoji me gjoba te medha dhe ato te transferohen tek pasardhesit nese vete i burgosuri nuk ka mundesi ti shlyej

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *