Po afron 21 janari…

anazapta

Pas 21 janarit në Shqipëri  jeta politike, por edhe ajo ekonomike, u bllokua për shkak të qëndrimeve ekstremiste të Saliut,  i cili shpiku grushtin e shtetit, për  të kryer ai, një grusht real, me synim  marrjen në dorën e tij të të gjithë pushteteve sipas parullës staliniste “gjithë pushteti sovjetëve”, por dhe për të fshehur krimin, vrasjen  e 4 martirëve në fund të demonstratës, kur turma ishte  duke u shpërndarë, vrasje e cila duhej të hetohej  me paanësi vetëm nga Prokuroria  dhe jo nga inkuizitorët halemër të Saliut.

Do të ishte diçka normale  që, për çka ndodhi, të gjobiten organizatorët e demonstratës për dhunë ndaj policisë, ashtu dhe ushtruesit e saj e jo pjesëmarrësit e qetë, siç janë dhe praktikat perëndimore: për prishjen e rendit  publik  dhe rezistencë e dhunë ndaj policisë.  Shfaqje të tilla i shohim, shpesh madje edhe  më të dhunshme, në çdo vend të perëndimit, por atje  policia nuk shtie kurrë mbi  turmën e paarmatosur edhe nëse tremben qeveritarët. Prandaj vrasësit dhe urdhërdhënësit duhet të dënohen rreptësisht. Deri atëhere nuk do të këtë qetësi.

Në vendet demokratike është e drejta e qytetarëve të protestojnë ndaj politikave te qeverisë, kundër varfërisë, për drejtësi sociale, për votën e lirë  e për  çdo gjë tjetër, madje edhe  pa marrë leje tek administrata. Nuk kemi parë që ata që protestojnë duhet të hedhin valle para zyrave të pushtetit si në kohën e Dullës, prandaj mos ja kërkoni këtë opozitës. Është detyrim, madje dhe i intereson politikës,  që të marr në konsideratë mendimin e një pjese të popullsisë, jo më kur është sa vetë mazhoranca.

Pa u mbyllur ende hetimi dhe pa u nxjerrë  ende përgjegjësitë për këtë masakër te pashembullt  në këto 15 vitet e fundit,  filloi fushata për zgjedhjet për  organet e qeverisjes vendore.  Ajo u kurorëzua me farsën e Tiranës. Veprimet banditeske të  Ristanëve me shokë e shoqe  për ti dhënë me çdo çmim Tiranën Lulit, duke i numëruar dhe votën “vrasës”, do të ketë ndikim afatgjatë  në jetën politike sociale të vendit.

Ka kaluar më shumë se një vit qysh atëherë  dhe gjendja e Shqipërisë dhe shqiptarëve për shkak të politikave të dështuara ekonomike, ka ardhur  duke u përkeqësuar  në të gjitha aspektet, sa që sot  jemi në prag të katastrofës. Tashmë  shumica dërrmuese e shqiptarëve,  përjashto profiterët,  gjykon se në Shqipëri sundon krimi, bandat  e qeveritarëve ose kriminelëve  që qeveria i lejon, sundon korrupsioni, sundon padrejtësia, e  të gjitha këto të inkurajuara nga  heshtja e shumicës, por jo më pak dhe  nga  sehiri që bëjnë të huajt  që janë në Shqipëri, për të na drejtuar, korrigjuar  e mbikëqyrur.

 

Email nga adresa: [email protected]

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *