Po avioni në bregun e Shëngjinit?

anazapta

SMS në DITA

Në 0689073730

 

E nderuar gazeta jonë DITA. Kisha dëshirë jo vetëm unë, po besoj shumë shqiptarë të ndershëm që jetojnë me djersën e ballit, që të dëgjonim nga këta politikanët tanë që si mund ta kapërcejmë këtë tranzicion të gjatë. Është për të qarë që ne jetojmë në një vend të mrekullueshëm, po me politikanë të këqinj. Kur të tjerët e kanë tokën shkretëtirë dhe e kanë kthyer në jetë, kurse ne bëjmë të kundërtën.

Më kujtohet vjet kur kishte ngelur ai avioni në bregdetin e Shëngjinit për karburant dhe kaloi pa bujë nga qeveria e mëparshme, sepse përqëndrimi gjithmonë ka qenë në Lazarat. Tani doli që paska dhe në zonën veriore drogë. Nuk është problem të ndodhin gjëra të tilla, se kështu ka ngelur ky vend, në mëshirë të fatit nga qeveritë mbas viteve ‘90. Flm! Kadriu, Orikum.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *