“Po bën dallgë”…Restoranti më i ri nënujor

J L

“Under” quhet restoranti i parë nënujor në Evropë, aty ku frutat e detit serviren 5 metra nën ujë dhe ku pamja përtej xhamit është mbresëlënëse.

Ky restorant ndodhet në Norvegji, me më shumë se 7000 persona të cilët kanë rezervuar për të ngrënë një vakt mes gjallesave të detit.

Quhet “Under”, që do të thotë “mrekulli” në gjuhën norvegjeze. I pozicionuar në majën më jugore të Norvegjisë, restoranti i ngjan një tubi të madh prej betoni  zhytur në ujërat e akullta të  Detit të Veriut.

Hyrja për tek “Under” ngjason me një sauna, ku nëse zbret shkallët, gjendesh në një ambient të  rrethuar  me dritare xhami.

Restoranti hap dyert për 35-40 persona çdo mbrëmje, të cilët shijojnë menunë e pasur të frutave të detit si dhe shohin ekosistemin detar nga një këndvështrim ndryshe.


j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *