Po bënte “selfie” tek shinat e trenit, humb jetën 24-vjeçarja

Leda Hysa

Një vajzë 24-vjeçare ka humbur jetën ndërkohë që bënte fotografi “selfie” me një shokë, në shinat e trenit në Tajlandë.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së mërkurës, në stacionin “Samsen” në Bangkok, raporton BBC, shkruan DITA.

Shoku i saj deklaroi në polici se ata kishin pirë pak dhe vendosën të bënin një foto “me trenin”, por nuk e kishin parë trenin tjetër që vinte nga ana ku ata kishin ndaluar.

24-vjeçares i ishin prerë këmbët dhe vdiq më vonë në spital. Ndërsa miku i saj pësoi lëndime të lehta.

Numri i njerëzve të cilët kanë humbur jetën duke bërë fotografi në vende të rrezikshme është në rritje.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *