Kur bën Kaçi sondazh…

redaktor

 

Kur na tradhtoi për Salën,
dhe na iku Kaç Islami,
problemi qe më i thellë,
iku mathematikani!

Kaçua-krahu i djathtë i Ramës,
punonte krejt pa ndërprerë,
po llogaritjet e tija,
nuk qëlluan asnjëherë!

Në vitin Dymijë e Nëntë,
Rama LSI-në e donte,
po Kaçua ja mbushi mënjen,
se pa LSI-në fitonte!

Dhe ja kështu Kaç francezi,
që dhentë i duken si dhitë,
Ramës makinën ja ndezi,
katër vjet në opozitë!

Po dhe kur forcat bashkuan,
me PS e LSI,
Kaçua bëri kombinimet,
se si humbnin tok të dy!

Kaço ziu-të vërtetës,
asnjëherë si është afruar,
frymëzimet politike,
gjithnjë e kanë ngatërruar!

Dhe këtë Qershor të nxehtë,
Kaçua pjacën nuk e uli,
nëpër sondazhet private,
fitimtar i delte Luli!

Po meqë e kish bërë lanet,
Partia Demokratike,
Kaçua-sondazhet e tija,
nuk i bëri shumé publike!

Po kjo e ka një të mirë,
se koha e ka provuar,
merr të kundërtën e Kaçit,
edhe ke për të fituar!

Edi Rama-këshilltar,
nuk e pati këtë herë,
se një këshilltar si Kaçua,
të hedh gjithë partinë në erë!

A. Duka

Share This Article
4 Comments
  • beno më bëhet qefi që je më mirë!!
    të uroj një shëndet më të fortë!!
    gjithashtu do të të uroja dhe një pushim të gjatë,sa më të gjatë!!
    më duket se ilaçet të sollën shëndetin,por të kanë dëmtuar vargjet!!
    ps:gjallë është kaçi??ky është problemi kryesor beno??saktësia e kaçit apo aleanca e ramës??

  • I nderuar Duka.Nuk te paragjykoj kur shkruan si militant ,bile te lexoj me me kujdes, por lidhur me vargjet e sotme deshiroj te te bej disa vrejtje.Kastriot Islami, pervec qe ka qene deputet ne thuajse tere legjislaturat ;kryetar parlamenti, disa here minister ne ministri te rendesishme, analist politik i
    spikatur dhe realist, ju kujtoj qe eshte shkencetar qe besoj se edhe ju e dini qe eshte nje vlere e shtuar per nivelin politik te te gjores Shqiperi, nuk eshte”mathematikan”, por fizikan.Ai ka qene qe heret per koalicion me L.S.I, por per fat te keq dhe qe ju e dini mire, kush , nuk e degjuan. Personalitete te ketij kalibri bota i do, i vlereson , i ruan dhe i nderon. Me respekt!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *