Po bien kambanat

redaktor

Dërguar me sms

Në numrin e redaksisë

Përshëndetje Dita! Do ta nis me një përshëndetje ndaj ambasadës së SHBA. Më në fund durimi i miqve tanë amerikanë ka marrë fund ndaj akrobacive të politikës dhe drejtësisë, më në fund Amerika të tregojë emrat e të korruptuarve në drejtësi duke u anuluar apo refuzuar vizat gjyqtarëve të korruptuar duke i damkosur përfundimisht dhe për t’i nxjerrë me pahir nga tempulli i drejtësisë ata që çdo ditë e përdhosin atë. Kjo besoj dhe shpresoj se është vetëm fillimi i denoncimeve në radhë të parë të politikanëve. Për ta po fillojnë të bien këmbanat dhe ata më mirë se kushdo e ndjejnë këtë. Perëndimi po lodhet nga halabakllëku i drejtësisë dhe politikanëve shqiptarë të cilët mendojnë se me kulisat e tyre pseudo të zgjuara t’ja hedhin kërkesave të perëndimit për spastrimin e politikës nga të korruptuarit, por ata vetëm sa zgjatin agoninë e tyre. Ashtu si Shqipëria ishte vendi i fundit që doli nga komunizmi, por doli ama, ashtu do të ndodhë edhe me vënien e drejtësisë me hir a pahir.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *