Por mizat njerëzore,
Gëlojnë dhe gëlojnë
Që botën ta ndryshojnë…
Po Bota njëlloj mbetet
Me zjarret dhe tërmetet.
Me sy të nxirë për dreq
Dhe keq edhe më keq.
E ngrënë nga oqeanet
E djegur nga vullkanet
E tharë prej të ftohtit
E tallur prej vetë Zotit.
Me sy të nxirë për dreq
Dhe keq edhe më keq.
E tretur nga uria
Nga vdekja dhe nga zia
Nga Sida dhe Kanceri
Nga frika dhe nga tmerri.
Me sy të nxirë për dreq
Dhe keq edhe më keq.
Nga thika dhe baruti
Nga pisi dhe harbuti
Nga prita, pabesia
Nga llumi, kurvëria.
Me sy të nxirë për dreq
Dhe keq edhe më keq.
Nga droga dhe alkoli
Nga balta dhe nga gjoli
Me zemër të përlotur
Me njerëzit krejt të ndotur.
Me sy të nxirë për dreq
Dhe keq edhe më keq.
Por mizat njerëzore
Gëlojnë dhe gëlojnë
Që botën ta ndryshojnë.
Në ethe dhe në stres
Po Bota s’ka më shpresë.
19.12.2000
Nuk munda dot, o, miq…
Nuk munda dot, o, miq
T’ju ndizja dritë të gjelbër
Se kishim shumë armiq
Dhe ishim shumë të egër.
Nuk munda dot aspak
T’ju nxirrja ju prej territ
Gjithkund kërkojnë gjak
Sot bijtë e Luciferit.
Nuk munda dot, o, miq
T’ju ndizja dritë të gjelbër
Ma zinte çdo udhëkryq
Një ujk, a një kuçedër.
Në dallgë e në furtunë
E shkova gjithë jetën
Të liqtë ishin shumë
Unë isha një i vetëm.
Dhe nuk më bëri dritë
As dielli, as hëna
Dhe shtigjet natë e ditë
Të gjitha qenë të zëna.
Më shkoi e gjithë kot
Kjo jetë, jetë qëni
Për ju, më, s’bëj gjë dot:
Pra bëni sit ë bëni.
Lëvizni vetë nga pak
Nga sytë largoni gjumin
Pështyni mbi batak
Mos rroni tok më llumin!…
3.01.2001

SHPRESA
“Ka simbolizëm shpresëdhënës në faktin se flamujt nuk valëviten në vakum”. (Arthur C Clarke)
“Optimizmi është besimi që çon në arritje. Asgjë nuk mund të bëhet pa shpresë dhe vetbesim”. (Hellen Keller)
“Hope… is the companion of power, and the mother of success; for who so hopes has within him the gift of miracles.” (Samuel Smiles)
“He that lives upon hope will die fasting.” (Benjamin Franklin)
“Hope is being able to see that there is light despite all of the darkness.” (Desmond Tutu)
“My great hope is to laugh as much as I cry; to get my work done and try to love somebody and have the courage to accept the love in return.” (Maya Angelou)
“Çdo besim i vërtetë është i pagabueshëm. Ai kryen atë që personi besimtar shpreson të gjejë në të. Por nuk ofron as mbështetjen më të vogël për krijimin e një të vërtete objektive. Këtu mënyrat (rrugët) e njerëzve ndahen. Nëse doni të arrini paqen e mendjes dhe lumturisë, kini besim. Nëse doni të jeni dishepull i së vërtetës, kërkoni. ( Friedrich Nietzsche)
“You cannot hope to build a better world without improving the individuals. To that end, each of us must work for our own improvement and, at the same time, share a genaral responsibility for all humanity, our particular duty being to aid those to whom we think can be most useful. ” (Marie Curie)
“Një njeri që thotë:” Unë dua të ndryshoj, më tregoni se si “, duket shumë i sinqertë, shumë serioz, por ai dëshiron, një autoritet që ai shpreson se do t’i sjellë rregull në vetvete. Por mund të sjellë autoriteti një rregull të brendshëm? Rendi i imponuar nga jashtë duhet gjithmonë të rrisë çrregullimin”. (Jidu krishnamurti)
“Pak progres mund të bëhet thjesht duke u përpjekur për të shtypur atë që është e keqe. Shpresa jonë e madhe qëndron në zhvillimin e asaj që është e mirë”. (Calvin Cooldge)
“Një nga motivet më të forta që i udhëheq njerëzit në art dhe shkencë, është për të shpëtuar nga jeta e përditshme me mashtrimin e saj të dhimbshëm dhe trishtimin e pashpresë, nga zinxhirët e dëshirave të tyre që janë në ndryshim të vazhdueshëm. Një karakter i kalitur në mënyrë elegante priret (ka dëshirë) për tu arratisur nga jeta personale në botën e përceptimit dhe mendimit objektiv. (Albert Einstein)
“Asnjëri s’duhet t’i varë shpresat te ndonjë mrekulli.” (Vladamir Putin)
“There are two basic motivating forces: fear and love. When we are afraid, we pull back from life. When we are in love, we open to all that life has to offer with passion, excitement, and acceptance. We need to learn to love ourselves first, in all our glory and our imperfections. If we cannot love ourselves, we cannot fully open to our ability to love others or our potential to create. Evolution and all hopes for a better world rest in the fearlessness and open-hearted vision of people who embrace life. ” (John Lennon)
O MOlla.. ka nisur besimi qysh kur u mpiks njerezimi por asnjehere nuk eshte sosur. Njerezit sosen, besimi sa vjen e vdes. Si mund te ngjallet me ty dhe Saliun?! Na papagallon ca fjale te cave qe s’kane pasur probleme per te zgjidhur dhe u japin mend hallexhijve te kesaj bote. Nje shahist me posht jep mesazhin: pesimizmi tipik i defiçentave qe nuk mund t’i pranojne gjerat ashtu si jane natyralisht ! Me kete shprehej duhet te largohem nga Toka se s’ka fare logjike brenda dhe eshte jashte kontekstit te diskutimit. U hap nje porte per te shkruar dhe shikon edhe uje te terbuar.
Ti i ekuilibrit po mujte me u largu prej kesaj Toke, mbathja sa me pare, po nu te lejon graviteti qe vepron natyralisht. Tashti ti nxehu sa te duash, po gravitetit nuk ke cfare t’i besh/ A e merr vesh tashti pesimizmin e deficientave qe nuk pranojne dot ato qe jane dhe egzistojne natyralisht, huh?
U LODHE MIK U LODHE
U LODH DHE PENA JOTE
E KUSH JA GJETI FUNDIN
GJER SOT KESAJ BOTE
I VETEM SADO TRIM
NJE DITE DOREZOHESH
PRANVERA QE TE VIJ
DO SHOK QE TE BASHKOHESH
MISION ESHTE POEZIA
TI E BERE BIZNES
JA VJESHTA PO TROKET
E LULET S KANE ME VESE
PO THAHEN PAK NGA PAK
NE KERKON QE TI MBROSH
NE KRAH SHOKE BESNIK
KERKO QE TE FTOSH
Pesimizem tipik i deficientave qe nuk mund t’i pranojne gjerat ashtu si jane natyralisht.
S’ka shqiptar në shqipëri e jashtë shqipërisë aq budalla sa të mos njohë burrin më të madhë të kombit Enver Hoxhën udhëheqës i mrekullueshëm ,komandant e strateg i luftës ANFASHISTE NA-ÇL ,e mori Shqipërinë në buzë të varrit në L2B e rrëmbeu nga thonjët e vdekjes nazizmit e fashizmit , bejlerve e agallarve ,bajrektarve ,dhe me sakrifica të mëdha çliroi vendin ,ndërtoi shqipërinë moderne .vuri themele të pa tundura ndërtoi vepra industriale e bujqësore gjigande madhështore e konstruktive për popullin,errësirën e bëri dritë.Ai kishte kulturë të madhe të gjithanshme erudit i madhë me aftësi të jashtëzakonshme.Por arrxhijt politik tradhëtuan ,dogjën ,vodhën e shkatrruan shqipërinë.
ftero, ty nuk te paska dale gjumi akoma. Hej, o karo coje sahatin aty ku i takon te jete se je ala ne 1944. Apo te ka zene COVIDI trute.
Me bukur qe e ke shkruar o Poet, nuk ka ku te shkojë. Te Lumte! E ke thene qartë se njerezimi po shkon drejt veteshkaterrimit te vetvetes dhe të krejt Natyres… dhe Arsyeja është vetëm – rendja Pas Fitimit, pa marrë parasysh pasojat.
Do bejme si te bejme .Do ta shtyjme me nje ci qe t’eme.Mos u merakos,ti e bere tenden.Luftove si luan dhe jeton si pelivan