Po bota s’ka më shpresë…

DITA Online

Por mizat njerëzore,

gëlojnë dhe gëlojnë,

që Botën ta ndryshojnë…

Po Bota njësoj mbetet,

me zjarret dhe tërmetet,

me sy të nxirë për dreq,

dhe keq edhe më keq.

E ngrënë nga oqeanet,

e djegur nga vullkanet,

e tharë prej të ftohtit,

e tallur prej vetë Zotit.

Me sy të nxirë për dreq,

dhe keq edhe më keq…

E tretur nga uria,

nga vdekja dhe nga zia,

nga Sida dhe Kanceri,

nga frika dhe nga tmerri.

Me sy të nxirë për dreq,

dhe keq edhe më keq…

Nga thika dhe baruti,

nga pisi dhe harbuti,

nga prita-pabesia,

nga llumi-kurvëria…

Me sy të nxirë për dreq,

dhe keq edhe më keq…

Nga droga dhe alkooli,

nga balta dhe nga gjoli,

me zëmër të përlotur,

me njerëz krejt të ndotur..

Me sy të nxirë për dreq,

dhe keq edhe mé keq..

Po mizat njerëzore,

gëlojnë dhe gëlojnë,

që Botën ta ndryshojnë…

Në ethe dhe në stres,

po Bota s’ka më shpresë..

Nga gropë e korrupsionit,

nga vrima e ozonit,

nga klima dhe karboni.

Kambanat m’i dëgjoni!

Ti je gabimi im…

Në jetën time,

kam bëré një mal me gabime,

vite të tëra i bëra pluhur,

po ti-e dashur,

je gabimi im më i madh,

por je gabimi i duhur…

Thonë…

Thonë se kjo jetë,

ka absolute,

vdekjen e zezë-dheun e zi,

ngaqë askush s’ka llogaritur,

dashurinë që kemi ne të dy!..

Arben Duka

Share This Article
5 Comments
  • O Zot, po perse e ke bere kaq idiot kete bejtexhiun, perse e ben te shikoje vetem te zeza ne kete bote, perse e lejon te ofendoje njerezine duke i quajtur miza qe gelojne, perse e ke bere kaq pordhac, qe i duket sikur vetem ky delenxhi ka kar e vetem ky rrote mulliri na ka rene ne dashuri nje here me nje sharrabajge dhe i eshte mbushur mendja qe ky eshte i vetmi Romeo ne bote. Zot, kur bere derrin e arine, c’pate qe bere bejtexhine?

    • o shahist !

      Ky komenti juaj edhe pse i zi sterre ka nje efekt te kundert qe e ben ‘bejtexhiun ben” nje kollos te poezise shqipe sot.
      Katrani qe ti leshon me 100 “nick name” kthehen ne xixellonja qe ndricojne Duken e Laboves..

      • Komenti eshte i zi se bejtja vete eshte e zeze or ti bume rangu. Tashti ik e ha nje supe me xixellonjat e Dukes.

    • Kjo eshte puna or taj, qe ai nuk e di qe secili ka karin e vet, po edhe ti si duket beke pjese te ata qe kujtojne se vetem ky palla ka kar dhe ia adhuroni karin ne pafundesi. Or taj mik ne kete bote secili ka KARIN e vet, shif midis shalesh se edhe ti duket te kesh noi cope te vogel mishi atje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *