SMS në DITA
Në 0689073730
E nderuar Dita! Unë e besoj Ardian magazinierin kur thotë se paratë i ka humbur në lojërat e fatit, se këta bixhozxhinjtë kështu janë, njësoj si drogmenët, por nuk besoj të ketë luajtur me të gjitha. Ai ka luajtur me aq sa i lejohej, ndërsa dëngjet sa i ka lënë atje për t’i kaluar tranzit sipas porosisë në një bankë tjetër që z.Fullani e ka për zemër dhe pasi portreti i Gjergj Kastriotit është këmbyer me atë te Gjergj Uashingtonit, kanë shkuar andej nga kanë ardhur. Se sa dhe në emër të kujt, këtë le ta thotë z.Fullani, pasi të jetë futur brenda dhe t’i jetë sekuestruar e gjithë pasuria. Më çuditi lajmi se Prokuroria do e marri në pyetje duke ruajtur sekretin e hetimeve deri sa të bien dakord për pjesën që u takon. Po ministrat Cani e Naço pse nuk flasin e të kërkojnë hetim ndërkombëtar për të na dhënë edhe neve një fije shprese? Gaqe.

vajta dhe takova Napoleonin ne kryeministri dhe mendonte te ngrinte institutin e valleve me fondet qe ka kursyer nga pensionet.Sa per Fullhanin me tha se ishte shume i entjuziasmuar nga qendrimi i tij.
Do ta shihni qe fullhani me prokurorine do te vene para ligjit gjithe personat pergjegjes -tha Napoleon piktori-ne shtator do aplikojme dekoraten “ALI BABA” dhe me ceremoni te vecante do ja japim Fullanit.
Ishim pas gjermanise ne ekonomi tani jemi te paret ne bote me banken.Ne rilindasit e mbajme fjalen.
keto qene fjalet e Napoleon Piktorit dhe mua mu be zemra mal per rilindesin.Apo s’ka dhe goxha mjeker!