Mos u merrni me Hillary Clinton që do të jetë presidentja e parë grua; kjo nuk është mw ndonjë gjë e madhe, pasi njeriu i parë me ngjyrë u zgjodh si shef i ekzekutivit të vendit. Jo, ajo që me të vërtet përbën një tërmet në lidhje me historibërjen e zgjedhjes dhe kurorëzimit të Hillarit presidente në vitin 2016 është fakti se Babushi, bashkëshorti i saj, do të bëhet i pari Burrë i Parë i vendit. Kjo është me të vërtetë befasuese. Në një komb që lakmon “të parat” – majmunin e parë në hapësirë, për shembull, ose të parën hallkë tapicerie të armatosur – njeriu i parë që të jetë Burri i Parë, kjo është me të vërtetë histori.
Çfarë mrekullie vetëm të mendosh që Xhorxh Uashingtoni dhe Etërit Themelues do të kishin parashikuar një gjë të tillë. Mendoni konkretisht. Jo vetëm Bill Clinton do të bëhet ish-presidenti i parë që do të kthehet për të jetuar në Shtëpinë e Bardhë pa qenë i zgjedhur, por ai do të jetë njeriu i parë apo Burri i Parë – për të shërbyer si bashkëshort i një ish-Zonje të Parë që tani është e para ish-Zonjë e Parë që do të jetë e para zonjë presidente. Sigurisht që titulli Burri i Parë mund të ndryshojë, në varësi të rrethanave dhe të tekave të Babushit. Ky është i gjithi një territor inovator. Kështu Babushi, në qoftë se ai është aq i interesuar, mund t’i referohemi si Zotëria i Parë, në qoftë se ai dëshiron, ose ndoshta Fisniku i Parë.
Është e rëndësishme që Fisniku i Parë të mos ngatërrohet me zëvendëspresidentin, i cili ndoshta do të jetë dikush si Cory Booker, që së shpejti do të jetë i pari senatori amerikan me ngjyrë nga Nju Xhersi. Booker kohët e fundit kapërceu Guvernatorin Deval Patrick si njeriu që me shumë gjasa do të jetë zv/Presidenti i parë me ngjyrë kur ai do të garojë bashkë me Hillarin kur ajo të jetë përzgjedhur për Presidente. Kështu, sa hap e mbyll sytë, Partia Demokratike dhe e gjithë Amerika mund të mbajnë një festival të të parëve – Presidentes së parë grua, Fisnikut të Parë, dhe zv/Presidentit të parë me ngjyrë.
Sigurisht, Fisniku i Parë do të duhet të bëjë shumë kujdes për të mos shkelur mbi detyrat e Zv/Presidentit Booker, në qoftë se ka detyra të tilla që mund të shkelen. Por, Babushi duke qenë Babush, nuk ka ndonjë mënyrë të kontrollojë zv/Presidentin e parë me ngjyrë kur ai të shkojë për të takuar Presidenten e parë grua në Zyrën Ovale, pa kaluar nëpërmjet të parit Fisnik i Parë. Ju mund të prisni që Shoqata Kombëtare për Progresin e njerëzve me Ngjyrë ta akuzojë për racizëm.
Zonja Presidente Hillari Klinton, fjala vjen, mund të zgjedhë për të punuar diku tjetër dhe jo në Zyrën Ovale, të cilën Babushi e përdorte si vendin e tij të takimeve kur Hillari ishte Zonja e Parë dhe Monika Levinski ishte “Zonja e Dytë”. Por mund të ketë edhe probleme të tjera. Kur të hyjnë në një darkë të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, për shembull, mikpritësi mund të presë hyrjen e Çiftit të Parë në këtë mënyrë: “Zonja dhe zotërinj, mund të paraqes Zonjën Presidente Hillari Klinton dhe Babushin e Parë Fisnik”.
Nuk ka dyshim se Shërbimi Sekret do ta ketë në dorë për të siguruar se Fisniku i Parë, për forcë zakoni, nuk do të shfaqet dhe të mbajë një fjalim para se ish-Zonja e Parë të ketë bërë vërejtjet e saj. Gjërat mund të duken pakëz të vështira në fillim. Mbi të gjitha, jo vetëm që Zonja Presidente Hillary Clinton do të ketë Shërbimin Sekret duke e ruajtur atë gjatë gjithë kohës, ndërkohë që edhe Fisniku i Parë ka kontingjentin e tij të Shërbimit Sekret që i është caktuar atij si një ish-President. Shpresojmë që midis dy ekipeve të Shërbimit Sekret nuk do të ketë përplasje, por në fund të ditës të dalin e të pijnë dhe të gjuajnë femra me ish guvernatorin e Nju Jorkut Eliot Spitzer.
Pas ndryshimit të të gjitha bravave në dyert e Shtëpisë së Bardhë, siç kanë bërë në zyrën e Bob Filner-it, Kryebashkiakut të San Diegos, problemi më i madh për zonjën e parë presidente të vendit do të jetë gjetja e diçkaje të dobishme që duhet të bëjë Fisniku i Parë. Për ta lënë atë të luajë me kompjuter, si Anthony Weiner, është krejtësisht jashtë diskutimit.
Zakonisht Zonjat e Para nga fundi i japin një lyerje Shtëpisë së Bardhë, mbjellin diçka në kopësht, marrin ndonjë qen, gatuajnë ëmbëlsira, ose u kërkojnë fëmijëve të lexojnë libra, apo diçka tjetër. Ndonjëherë ato edhe i detyrojnë fëmijët e shkollave të hanë një lloj ushqimi që ato e urrejnë. Por kjo nuk është për Babushin.
Nëse Zonja Presidente Hillari do të ishte e zgjuar, ajo do të caktonte Burrin e Parë për të kryer seminare për politikanët se si ata të përballeshin me problemet në rritje të seksit zyrtar, seksit kompjuterik, atij të rastësishëm, manjakëve, perversëve dhe politikanëve.
Kush më mirë se Babushi mund ta bëjë këtë? Weiner, Spitzer dhe Filner, si dhe të gjithë demokratët e tjerë, mund të mësojnë pako gjë në lidhje me skandalet seksuale dhe si t’u mbijetosh atyre, si të bëhesh multimilioner dhe të kthehesh në Shtëpinë e Bardhë sikur asgjë nuk ka ndodhur ndonjëherë. Ajo që ju duhet të bëni është të mohoni, të mohoni, të mohoni. Dhe nëse kjo nuk funksionon, ju gënjeni, gënjeni dhe përsëri gënjeni. Nëse ju ende keni ndonjë problem, atëherë ju nxiteni gruan tuaj të kandidojë për presidente. A është ky një vend i madh, apo çfarë?
Marrë nga gazeta “The Lowell Sun”, 23 gusht 2013

zvbvb
klmneqesxh
Tokesori me i fuqishem deri me sot
per mos t’i thene Ufo
Thuajini Babushi sa te doni, por zhvillimin dhe perparimin e Amerikes ne kohen e tij e qajne sot e kesaj dite amerikanet.
Natyrisht ka dhe humor,por 3 miliard burra te rruzullit tokesor do te donin te ishin si Babushi!!!!
ah o bill c,na bere,,na zhgenjeve te gjitheve ,te kishim fobi te gjithe,,po me ate ,goricen fice na i prishe punen …kishe pritur edhe ca o i uruar ,e pastaj e kafshonje ..do ti prishesh pune dhe zonjes tani njerezit e diteve te sotme nxjerin dhe te vdekurit nga vari ,e jo te mos kujtojne goricen fice qe kafshove ti