Askush nuk e kishte menduar se dy qeverisje të dy partive që pretendojnë se janë aq të ndryshme nga njëra tjetra, do kishin rezultuar në të njëjtën dramë popullore.
Në një kërkesë mëse të natyrshme për rotacion, çdo qytetar i republikës kërkon që qeverisja që vjen të jetë më e përgjegjeshme, më e kujdesshme, më realiste, më e ndjeshme dhe natyrisht më e përulur se ajo e mëparshme.
Kjo nuk ndodhi.
Dalja jashtë kontrollit e kanabizimit të territorit të Shqipërisë, bashkë me vetë emërtimin si vend i prodhimit në masë të drogave dhe i trafikut të tyre, ishte një goditje shumë e fortë ndaj logos së qeverisjes.
Kjo ndodhi që në muajt e parë dhe u fsheh me nervozizëm nga pushteti.
Kanabizimi ishte Gërdeci i kësaj qeverisjeje.
Për t’i shkuar tendencës popullore për krahasim, do të duhej që për të qenë njësoj si e mëparshmja kjo qeverisje të vriste katër njerëz në bulevard, që në debatin pro dhe kundra të fajësohen njëlloj të dy kundërshtarët me të njëjtin krim. Skenë që nuk ka gjasa të përsëritet dy herë.
Por largimi i më shumë se gjysmë milioni shqiptarësh dhe mbetja kokëfortë e Shqipërisë në krye të listës së azilkërkuesve, bashkë me shkatërrimin e shpresës për ndërtimin e një shteti të drejtë dhe ligjor është një si-vrasje numerike, por më e sofistikuar; trupat e të ikurve nuk dergjen pllakave të Dëshmorëve të Kombit, por në kampe të qelbura refugjatesh dhe barqët gjithë tym, benzinë e dhe’ të mauneve që udhëtojnë për në Angli nga Kaleja.
Në psiqikën e frustruar e te lodhur te popullit tim, përgjimet dhe zëri i shqueshem i ministrave hajdutë e të panginjur, halabakë dhe të trembur nga shefi dhe mëkëmbësi i tij, duket se jane te pamjaftueshme per zemerim.
As e folura çapraz e dikujt qe duhet te jepte zgjidhje e do te duhej te punonte me shume dhe te fliste shume me pak, ose aspak, nuk duket se ka shkaktuar deri sot shqetesim.
Psikologet mund te shohin nje marredhenie te çuditshme mes liderit dhe njerezve te zakonshem ne Shqiperi. Ne i dukemi qeverisjes numra (polls), te pergjumur e në trans.
Vetem dalja afro 10% ne zgjedhjet e fundit farse e shqetesoi ate. Aspak merzia dhe palumturia, kritikat dhe lenia e vendit, talljet online.
Jo. Ishin numrat ne polls qe e mbanin ne kembe çaprazllekun. Pas renies dramatike te numrave vjen squllja. Dhe hakmarrja.
I dhimbshem si teater…
E kur mendon se kush e ben dhe si ia del…
Por nuk është vetem arroganca shteterore qe shkakton nje stepje te njeriut te zakonshem. As ekonomia ne gjunje. As mungesa e komunikimit normal mes shtetit, pushtetit, opozites dhe popullates. As mosfunksionini i institucioneve kushtetuese. As dakordesimi i dyshimte per te ruajtur statukuone prej ambasadoreve te perfaqesive te huaja.
Eshte mungesa e limiteve te fyerjes, te konspiracioneve te tryezave per te thyer ata qe mendojne ndryshe.
Eshte toka e djegur e parimeve morale dhe te edukates se domosdoshme qe ne fakt, duhet thene, do te duhej te vinte nga prinderit. Per çdo diktator me vese, e para qe deshton eshte nena.
Nuk jane pushtetarët te devijuar dhe amoralë. Jemi edhe ne te gjithe qe i pranojme. Nuk ka fajtorë të pjesshëm dhe faj gjysmak.
Ajo çka eshte paradoksale dhe e pakuptueshme, pra dhe e paturpshme eshte se qeverisja ka vendosur te kryeje me kokefortesi dy aksione qe e lexojne shemtuar dhe perfundimisht.
Nga njera ane hapur ka vendosur te pasurohet dhe pasuroje sherbetoret, dhe nga ana tjeter te lere pa buke dhe pa pune, e per kete shkak pa fjale, ata qe mendojne ndryshe.
Ne u çartem kur kjo ndodhi ke qeverisjet e meparshme. A kemi kujtese apo jo? U tmerruam. Reaguam.
Por në mandatin e dyte te kesaj qeverisjeje ka edhe elemente komiciteti pertej presionit.
Nuk te sulmon vetem shteti dhe segmente te çmendura te tij, por ne menyre kapilare dhe te mireorganizuar te sulmojne ish shoke e shoqe shkollash, bashke me prinderit e tyre te çuditur, kuneter e kunata te tyre, fqinj te inatosur dhe shokë tavolinash te vjetra e te vlefshme.
Kaq i thelle eshte polarizimi. Pothuaj i pashpetim. Ndaj dhe te trishton…
Ti, me te verteten tende qe tanime per shkak te Trampit eshte vetem nje nga te vertetat alternative, ndjehesh jo vetem “vetëm” dhe i sulmuar por po aq i pakuptuar.
Eshte nje beteje jo e lehte, jo e barabarte. Perballe e anash, me nje observim te pafshehur te ndjekin ata me te cilet ke ndare dikur nje enderr te madhe per demokraci, pushtet te ndershem e llogaridhenes, shtet te drejtuar nga teknokratet dhe jete qe nuk te trazohet nga zhurma portalesh me sulme te paprincipta.
Po çfarë duam ne?
Pse i qasemi te vertetave keshtu, perse nuk i sherbejme pushtetit qe tja hedhe pas vjedhjes se votave, anatemimit te individeve, shkaterrimit te bizneseve dhe fshehjes se skandaleve?
Ne duam nje vend normal. Ku nuk behet genjeshtra menyre te qeverisuri dhe ku qeverisësit duhet ta ndjejne se besimi popullor dhe leja per te qeverisur jane te rendesishme por edhe te perkoheshme.
Qellimi i informimit tone dhe i gazetarise qe bejme eshte te ndikojme. Jo ne menyre egoiste apo per nje axhende te caktuar.
Ne e dime se ne çdo familje shqiptare qe eshte e lumtur pse “partia jonë” eshte ne pushtet, ka nje moment qartesimi, qofte ai dhe momental. Ka nje moment analize. Ka nje çast kur veshtrimi kritik mundohet ta kaloje membranen propagandistike.
Keto familje te majta si dhe ato historikisht te djathta ose inerte jane te rendesishme per fatet e vendit.
Militantizmi i tyre e vendos vendin perpara sprovave te pjelljes se diktatoreve. Nese keto familje te majta konformohen, shurdhohen, verbohen, u mbytet analiza, ajo qe e peson goditjen eshte e ardhmja.
Në keto rrethana ne rrisim femije qe do behen burra e gra narciste, egoistë, siperfaqesorë dhe moralisht të devijuar. Siç fatkeqesisht po ndodh me kete brez.
Sidoqofte, në momentet e presionit me te madh te ushtruar nga qeverisjet, sipas nje aksiome te arte qe do te duhej te ruante ekuilibrin universal, nis dhe çarja perfundimtare, si pararendese e vete fundit.
Metri i fundit perpara se nje avion te preke token quhet djujmi i fundit.
Jemi ne djujmin e fundit.
Njerezve te inatosur e hakmarres te çdo pushteti, kaq te njejte me njeri – tjetrin u themi se “ishin dikur e ardhmja”.
Ka ardhur nje kohe tjeter.
Shqiperine qe ata nuk e bene dot duhet ta bejme te gjithe si qytetare te angazhuar, qe nuk u shpeton asgje dhe qe kerkojne nga klasa politike profesionalizem dhe ndershmeri.
Ky popull nuk ka kerkuar kurre nje gje vec shtipjes ! Ky popull ka kerkuar kur I kane afruar driten e mendjes,,,, mua me lere keshtu sic jam ne eresire,,por te lutem hiqi driten e mendjes atij tjetri qe shikon dhe ne eresire!
një popull që zgjedh ndërmejt dy të këqijave,kurr nuk ka për të dalë në dritë!!
e keqja,pra zgjedhja ndërmjet dy të këqijave,duket si një gjë abstrakte!nuk është e prekshme!!e keqja është një gjë relative dhe e paprekshme,një fjalë që nuk përfaqson një send fizik!!
por sikur këtij populli debi,dement,më sakt,ti shtronim si problen një gjë më konkrete “çfar do të zgjidhete për të ngrënë në një vakt.do ti këkronim të zgjidhte ndërmjet dy mutërve!!”
do të kishim parë se ai nuk do të paranonte asnjërin!!do të na zinte me shkelma do të na tallte në përjetësi!!
por i njëjti popull e pranon me kënaqsi të keqen më të vogël,pra njërin ga mutërit!!
përse??
sepse ky popull është aq i prapambetur sa të mos kuptojë abstrakten!!ai njeh vetëm gjëra fizike,ato që ai i prek me dorë!!
pra ndërmjet idealit dhe parasë,populli ndjek paranë!!
këta jemi ne!!
ne nuk jemi të zotë që ndërmjet dy të këqijave të zgjedhim!?
DËNIMIN E TË DYJAVE dhe përqafimin e të MIRËS!!
E duam Shqiperine pa hajduter !
Bravo Rama drogaxhiu, jepi hyp xhixhi
Me fal o Mihal Xhamo. Dy pyetje kisha. E para ne c’vend jeton ti, se nga komenti po me duket se nuk ja paske fare haberin katrahures shqiptare ketu e tridhjete vjet.
Dhe e dyta, cdo te thote… Te vetdorehiqet? Njeriu dorehiqet, nuk vetdorehiqet.
Apo eahte kjo shqipja e re e modes se fundit?
Ja dhe nje teveqel qe kapet si zvarranik pas ushkurit te nje te moshuari.
Te heqesh dore prej dickaje s’do te thote automatikisht ta besh me vullnetin tend, pra te vetedorehiqesh. Ka nga ata zorzope qe doreheqjen e bejne se jane te detyruar nga presionit te vazhdueshem te qytetareve, opozites, mediave, nderkombetereve, etj.
Propozim qytetari. Zoti Thano!
Zgjedhjet e 30 Qershorit mbaruan dhe ende pas tre javesh, s’kane marre legjimitet ligjor, ende s’kane dale tabelat perfundimtare.
Pas kaq e kaq kontestimesh e debatesh politike, pas nje fushate zgjedhore monopartiake, pa kundershtar politik, qe qytetari te zgjedhe e jo te votoje, per te mos e thelluar edhe me teper krizen politike qe ka mberthyer shoqerine politike e civìle shqiptare, propozoj:
Kandidatet qe nuk ka ne patur kandida t tjeter politik te vetdorehiqen.
Do te jete ne nderin e tyre,duke tregu ar integritet te la rte moral e politi k,kjo,jo vetem pe r te mos u bere p recedent i gabu ar politik por dhe per te zbatuar nje norme elementar e te demokracise.
Keshtu,ne me tep er se gjysmen e z onave elektorale do te behen zgje dhje te reja,duke futur keshtu ne “valle”dhe opozit en e rruges”.
Pershendetje! Mihal Xhamo
ZOTI.. A N O N I M:E LEXOVA SHRIMIN-HARTIM TENDIN POR NUK MORA VESH PER KË E KE.DHE KUR NUK PO MARR VESHE UNE QE KAM 17 VJET SHKOLLE TE ENVERIT-SI MUND TE KUPTOI AI BASHJE-FSHATARI IM QE KA 4 KLASE DHE PER NJE JAVE NUK SHEH TVSE NUK KA KORENT…! ME REALIST JU LUTEM NE SHKRIMET TUAJA-QESIM SIKUR UJKU SHKON NE KOPE DHE KAP NJE DELE ME TE PARE.
-E KUPTOI QELLIMIN TUAJ PER TE GODITUR ATE NE FOTO-TE MAJTEN PA DOTUR SE SA URREJTJE KEMI NE PER TE DJWTHTEN E TIPIT TALEBAN ME DREJTUES PO TE TIPIT ASAD.
-U DESH MBI 45 VJET TE ZHDUKESHIN PASOJAT E LUFTES SE 2 BOTRORE NGA RREGJIMI I HOXHES QE DISA E QUAJNE DOKTATOR,POR JO HAJDUT,NDERTUES E JO SHKATERRUES RE EKONOMOSE TE NDERTUAR ME FORCAT E VETA.
-DHE DO DUHEN PO KAQ VITE TE ARRIME NIVELIN E 1990,PASI BANDA QE ERDHI NE PUSHTET PAS ’90 -TES SHKATERROI ÇDO GJE TE NDERTUARE ME PARE SI NE ASNJE VEND TJETER TE BOTES.DHE AJO BANDE VAZHDON TE SHKATERROI AKOMA ME SYNIMIN:
1-TE MBAJ VENDIN NEN TERROR NEN PRESIONIN E ATYRE QE I VUNE PREUDONIMIN BUSTURIA E PENICILINA DHE..
2-TE MARRIN PUSHTETIN ME DHUNE SIÇ PRETENDUAN NE 1998.
3-NESE DO KISHIM NJE DREJTESI REALE NUK DO VIDHEJ,SHITEJ E BLIHEJ PASURIA KOMBRTARE E MBI 2 MIL.DALLARSHE DUKE BOSHATISUR BUXHETIN NE ” 0″ NE 2013.
-DHE JEMI.ME MIRE SEÇ ISHIM POR JO ATY KU DUHET.ATHERE ÇDUHET BERE!?
1-UROJME QE TE MOS KTHEHET ME NE PUSHTET BERISHIZMI SI NJERI E SI FRYME.KJO DO ISHTE FATKEQSI KOMBETARE.
2-OPOZITA TE REFORMOHET PA SALIN,LULIN,LIKEN,MONEN E KO..TE CILET KANE DOSJE TE HAPURA APO MBYLLURA ME PROÇEDURE.
3-SPAK TE ARROSTOI TE GJITHE ATA QE KANE ABUZUAR ME PUSHTETIN PER VJEDJHE E VRASJE..
4-TE SEKUESTROHET PADMSURIA E PA- JUSTIFIKUAR NE BUXHET E ME TO TE RRITEN RROGAT E PESIONET.
5-EDI RAMA TE ELIMINOJ GRADUALISHT NJERZIT E PA-AFTE E TE KORRUPTUARE.DHE NESE EDHE AI KA VJEDHUR..ME FAKTE E JO LLAFE PAZARI..EDHE AI TE SHKOI NE REÇ.PIKE.Nga ish ushtaraku mallakastriot-jo anonim.
–
Aman o moderator,pash zotin mos lejo komente injorantesh
se duam te komentojme dhe lexojme keta torollake, ikim largohemi, se themi nuk ka shprese me keta lloj idiotesh si ky Etemi
Zot, zot pse nuk ua mban gojen mbyllur kur nuk kane asgje per te thene
E te mendosh se ky Ethemi me ceten e tij sic ka pohuar ka 100 vota per Ripjelljen. Dhe presim te behet ky vend.
Hahaha, po si si? Kur nuk kuptove ti qe ke 17 vjet shkolle te Enverit? Hajde lala hajde. Te rrosh vete se mendja te paska fluturuar me kohe, neqoftese ke pasur ndonje here. Debil madhor.
Populli eshte i mencur.Populli eshte budalle vetem kur ja kane ndryshuar voten,sic ndodhi ne Zgjedhjet e 96 dhe me devijimin e 4 karrikeve te Ilir Metes ne 2005.
Edhe ne zgjedhjet e fundit populli u tregua i mencur.
Numri i paket i votuesve dhe numri i shumte i votuesve te pavlefshem, lexohet :Erdhem per shtetin kunder
katastrofes qe gatoi Ilir Meta,por jemi kunder Edi Rames qe po vjedh me te madhe..Nuk duam hajdute ne krye te shtetit!
Nuk ka te majte As te djathte !
Te pakten ne Shqiperi as njera as tjetra nuk kane lidhje fare fare fare !
Jane grupime “politike” te diktura nga nje person qe ka tiparet e diktatorit ! Njeriut qe ben ligjin sipas ides dhe qellit te tij personal !
Partite politike jane kompani te fuqishme biznesi ne Forme Piramide ! Njeshi dmth kryetari i Partise eshte diktator !
Asgje nuk ka ndryshuar ne jeten e publikut shqiptar sklaverues taksa pagues !
E imagjinoni ju se 1/3 e popullsise eshte ne emigracion ?!!
10 perqind e pjeses tjeter te popullsise qe jane te lidhura me partite dhe vip at e tyre eshte shume e pasur prej korrupsionit !
Oligarket e Rilindjes LSI PD pra 10 perqindshi bejn lufte brenda perbrenda qe nuk lidhje fare fare me permisimin e jetes se publikut !
Shqiptaret qe jane ne emigracion nuk kane marr asnji ndoihme dhe asnji kujdes nga qeverite shqiptare te cilat kane qene armiqte e medhenj te tyre pse jane detyruar te Largohen !
Shqiperia po tkurret prej Politikaneve ! Eshte zvogluar shume ! MIRQENIA eshte shume e ulet !
Vrasjet jane te medha, aksidentet shume te medha largimet jane te medha !
Varferia eshte ne rritje !
Cdo gje negative ne Shqiperi eshte e lidhur me Politikanet ! Vampirtaty e publikut shqiptar !
Iurrej ne maskimum te gjithe politikanet shqiptar te TRANZICIONIUT !
Te gjithe Derrat (politikant ) kane njke Surrat !
Eshte iluzion ne qoftese mendohet ndryshe !
Kane te njetin surrat ne 30 vjet ! Vetem jane plakur jane rrudhur por zakonin nuk e kane ndryshuar ! Jane vampire !
Ju urrej !
Ne duam rrumpallen,nuk duam ligjin.
Duam te pushtojme token e tjetrit dhe te ndertojme atje ku te na doj kokrra e qefit…
Nuk duam te paguajme dritat se hidrocentralet i ndertoi enveri dhe jane dritat e partise.
Ne duam e cfare nuk duam…
Pordhe me rigon…
E pra bravo
Ne duam shtet ligjor
Jo Ramer e Salinj qe shkojne legalizojne zaptusin dhe bejne politike me kaosin urban per pushtet personal
Ne duam qe jo vetem ne te paguajme dritat e te burgosemi kur nuk opaguajme ndonje fature, po edhe Zamir Mane, Sander Frangaj, Bankers etj te ndeshkohen njesoj kur i shmangin shtetit miliarda fitime, e jo te darkojne keta mizerje me kryeministrin pernate ne Padam
Patjeter pordhe me rigon
I hane ata qe ngoprn me pordhe ekrani dhe numerojne qindarkat
Patjeter
mos u merr me keta te Bodrumit te KM
Paguhen per te relativizuar kritikat ndaj qeverise
Dhe paguhen prape nga taksat tona
Çfarë dum ne! Përgjigjen e ke aty ku ke thënê se njê gjysēm miljon kanë ikur ! Ne duam pasurim të shpejtë, me çdo kusht, dhe në çdo formë apo çmim! Për çik pasuri pa djersë, gratis, ne jo vetëm marrim rrugët e botës, si i kemi marr i marrim e do i marrim, por bêjmë kusarin, mafiozin, kriminelin, vrasim e presim këdo që na pengon deri te vëllai, nëna e baba!! Mos u lodh shumë! Eshtē e freskët zënia dhe zaptimi i pronave e tokave në gjithë shqipërinë! Po tabela “është e xanun” a të kujtohet!! E xanun toka, objekti, rruga,rēna, plazhi, deti, mali, burimi i ujit, pylli gjithshka!! E xanun është dhe vendi i punës, zyra,digasteri,drejtoria, ministria, kryeministria, parlamenti, presidenca, dhe partiçkat,të gjitha!! Po i xum pastaj…..i shkêr… nënên! Mbledhim laro e balot e fisit, apo shoqërisë dhe ngremë dolli me tendera, pppëra e konçesionera! Ky është mallkim!! I vjetër,shumë i vjetër! Në lindje!
E rendesishme per kete kopuk kryeminister eshte mbyllja e mandatit deri ne zgjedhjet e 2021,sepse do te ishte shume e rende per kete tip te papare kusari,nese nuk e perfundonte plotesisht mandatin, ketij maskarai kryeminister nuk i ka interesuar babai dhe biri i tij,pra shkaterroi nje familje prej pese vetesh,e si mund ti interesoje ketij grabitqari kryeminister nje turme me emrin popull,qe ka dhene prova te mjaftueshme prej 30 vitesh, se per interesat e momentit mohon gjithcka qe ka te beje me moralin dhe nderin qe karakterizon njeriun,nuk eshte rastesi qe legeni kryeminister me nje shpejtesi te papare vazhdon te jape shqiperine ne koncension me PPP e tij te famshme,ai po mundohet te grabise gjithcka qe i del perpara,sepse e ka kuptuar dhe vete qe eshte rrjeshtuar ne krah te sali shpellarit,ilir katundarit,dhe lulzim carit, eshte kohe e humbur te merresh me Shqiptaret,dhe nuk me vjen aspak keq per cfare u ka ndodhur, dhe vazhdon tu ndodhe prej 30 vitesh,sepse e kane merituar dhe e meritojne cdo maskarallek qe behet ne kurriz te tyre me heshtjen,por sidomos me servelizmin e tyre te patreguar.
Sa gjera jane thene, mund te thuhen e do te thuhen ne pergjigje te pyetjes “ç’duam ne”, por asgje as ka ndryshuar as ka per te ndryshuar. Nje pergjigje kontroverse mund te ishte: Të nderrohet populli!….Sepse atij, sipas kokes, djajte e politikes i kane vene festen. Të tjerat jane pallavra.
tani te mos e nxijme fare. Ne u befte ndoje gje e mire, e perseris ne u befte, kete mund ta beje vetem drejtesia e reformuar. Jemi ketu ku jemi edhe per shkak se ka munguar ajo. Mund te kete shprese qe ca pisa ( ju i njihni, ne i njohim cilet) qe kane marre peng kete vend per 30 vjet te shkojne aty ku e kane vendin, në esfelt. Do bihem rehat per ca kohe, por jo se do vije mrekullia. Ta harrojme!
Ne mund te duam shume gjera. Por ai i arrijme dot?! Disa duan qe te kthehet çeta e PD-se ne pushtet. Qe te rifilloje “toka e xanun”. Disa duan shtet dhe disa as nuk e kuptojne nevojen e tij. Prej shekujsh jane qeverisur nga kanuni dhe bajrraktaret dhe nuk mund te marrin me mend nje shtet qe qeveriset nga te zgjedhurit e popullit! Ardiani i ka thene shume mire disa gjera se çfare duam ne. E duam te qethur dhe te rruar. Por harruam se ky eshte sistemi qe kerkuam. Sistem qe bazohet te pluralizmi dhe vota e lire. Ketu duhet vene pika mbi “i”. Te ruhet vota e lire. Dhe te kemi te drejte t’i zgjedhim ne deputetet, qe vendosin per kete vend, dhe jo kryetaret e partive, sulltaner pa skepter ne dore! Mund te zgjedhesh Lulin, mund te zgjedhesh Kokemadhen, ke partine e Bamir Topit, te Rudina Hajdarit, te Kreshnik Spahiut dhe 100 te tjera. Zgjidh atehere me te miren. Dhe mbylle gojen. Ose thuaje troç se kë do në pushtet. Nuk ke pse ankohesh dhe ku ankohesh. Por me duket se dikush eshte mesuar te jete gjithmone ne sofer dhe tani po e kerkon pushtetin ose ne tavoline ose me destabilizim. Ne 2021 ka votime te tjera. Dhe atehere voto ate qe do. Une personalisht dua votime te ndershme. Kaq. Asgje me shume. Kush do xhaxhi Enverin apo babë Saliun le te ngreje doren i pari.
Mendjen e pare te ma kete kali , te dyten ta keme vete .
Eshte proverb i mencur shqiptar . Kali , pa mend te mbyt ne lume , prandaj shqiptari e zgjedh kalin , qe udheton . Opozita Basha- Mona, kaleruan , ne kalin e pare , qe u dolli perpara dhe rezultuan te mbytur ne lume .
Opozita kryen rolin me te veshtire , ne qeverrisjen e c’do vendi . Ajo detyriohet , te gjeje forma me te moderuara , ne nivel me te larte se ato , qe zbaton shumica qeverrisese . Ardhja e saj ne pushtet eshte domosdoshmeri , per ate vete dhe per demokracine. Ne keto kushte te veshtira , behet objekt i studimeve te dijetareve te tera fushave . Ata vihen ne disposición te nje kauze konkurente me qeverrisjen , qe i sherbn mbrehjes se dienive shkencore per te tera fushat e jetes . Kjo eshte arsyeja , qe intelektualet , dituraket , atdhetaret , pergjithesisht mbeshtesin opoziten, jo me teper per ta prure ate ne pushtet , se sa per te vene ne pune intesivisht kerkimet e me tejsheme kerkimore – shkencore . Studimet opozitare do te zhvillohen ne sensin politik , juridik , administrativisht dhe ekonomik . Opozita eshte bashkepunetoria me e fuqishme e organeve te Drejtesise .
Opozita jone , nuk ka nevoje , per te grumbulluar rreth vetes diturake dhe shkencetare . I mjaftojne hedhesh kuresh , molotovesh , shashkash . Te jesh opozitar jashtparlamentar , mendjen mund ta lesh ne shtepi , kur del ne mengjes .
Ne na ka munguar pervoja opozitare dhe vijon te zhvillohet nje opozite krejt amatore edhe 3 dekada , qe democracia eshte forma e shtetit . Forcat politike nuk e durojne statusin opozitar . E thene , me kuptushem : O ne pushtet , ose rebelim . Keshtu ka ndodhur , dhe vijon te ndodhi . Opozita behet pjese e shoqerise parazitare .
Opozita aktuale kaloi c’do kufi te arsyes . Mori tiparet e opozites se rruges , bojkotoi te tera institucionet perfaqesuse ligjore . Pas 30 Qershorit , kemi nje opozite krejtesisht jasht sistemit , qofte dhe ne keshillat e pushtetit vendor . Rruga e kesaj opozite , ngjan me nje aforizem turk . Nje i krishtere kerkonte te konvertohej ne mysliman . I thane se eshte nje procedure e gjate , prandaj te rrinte rehat . I treguan me gjakfotesi se duhet te kryente dhe procesin e synetllekut . I krishteri , per te treguar sa i devotshem ishte , e preu krejt organin , per te treguar devotshmeri , ndaj problemit , por pa identifikim .
Kjo opzite , e ka share Parlamentin , me rrenje dhe me dege . Ky pretendim I kesaj opozite , eshte jasht c’do llogjike demokratike .Keta deputete jane zgjedhur ne nje menyre demokratike , sepse ligji elektoral ka marre miratimin e Venicias . Nuk ta jep kush te drejten , te quash Parlamentin kriminel . Kryetari I kuvendit eshte treguar tolerant , qe nuk ka kerkuar edhe ne rruge ligjore , pse eshte pergojuar nekete menyre , institucioni me I larte I shtetit . Aty eshte vota e 2 milion votusve . Quaj kriminel , ate , qe eshte , jo te flasesh bruto . Sali Berisha , Lulzimi dhe te tjere sahanlepires , kane folur karakteristikat me te ndyra , ndaj Parlamentit , qe eshte i zgjedhur nga populli .
Opozita e sotme , drejtuar nga Lulzim Basha , Monika Kryemadhi , ka sintetizuar te tera te metat dhe dobesite , qe kemi trasheguar gjat ketij tranzicioni te veshtire . Nuk ka as nje rezultat pozitiv , ne perpjekjet , per eliminimin e reputacionit te qeverrise , aktuale . Te tera perpjekjet opozitare u perqendruan ne protestat,qe ne shumicen e rrasteve , kane qene te dhuneshme . Dhuna arriti kulmin , kur refuzoi pjesmarrien ne zgjedhjet e 30 qershorit . Eshte momenti, kur ne keto perpjekje te dhunshme u fut Presidenti Ilir Meta . Opozita mori pamjen e nje detashmenti anti institucional , pa program dhe pa as nje shteg komunikimi ligjor me Qeverrine . Eshte nje 1997 , qe ne vend te Beishes , eshte vendosur , Ilir Meta . Jetshkrimi i kesaj opozite , karakterizohet si e pa shprese , per pushtet . Opozita ka kohe , qe pretendon se Edi Rama , i ka manipuluar zgjedhjet . Kjo duhet te konfirmohet vetem me zgjedhje , duke marre pjese ne nje reforme zgjedhore te pa manipulushme .Nuk ka opozite ne bote , qe nuk pranon te marri pjese ne zgjedhje . Nje nga cudite eshte fakti , qe Qeverria i therret per te bere nje reforme zgjedhore te qenesishme , por opozita e mohon pjsmarrien nga rruga .
C’eshte kjo zamallahi shteterore , qe nuk ka ndodhur kurre ?
Kanabizimi , ka filluar dhe mbyllet ne Lazarat . Nuk mund te identifikohet vendi me fshatin rebel te mbajtur nen sqetull nga Sali Besisha .
Krahas Qeverrise , ka perqendruar kritikat ndaj oligarkeve . Ata , qe i quan opligarke , jane milionere shqiptare , qe ndertojne vendin dhe mbajne gjalle punesimin . Tenderat vetem demskohen , per oligarket vendos drejtesia . Oligarket nuk jane armiq.
Energjite me te medha te opozites u shpenzuan ne 10 protestat kombetare , nepermjet te te cilave , kekohej largimi i Edi Rames . Edmond Spaho , ne nje dekllarate , ne 11 Korrik rithekson , per te mijten here : “ PD eshte e vendosur, te mos beje as nje lloj marrveshje , pa u larguar nga qeverrisja E. Rama “ . Kete kusht kane kohe , qe e kane vendosur , te motivuar se Edi manipulon zgjedhjet . Faktet dhe gjithe populli shqiptar e di sakte se politikani , qe po thuaj nuk eshte marre me manipulim eshte Edi Rama . Si mund te votoi shqiptaret E. Spahon , qe ka shitur gjithe mallin kolosal te rezervave shteterore , te ish shtetit monist . ? Edmondi mund te jete me pak gjynaqari i opozites , qe kerkon pushtet nga rruga .
Me keto qendrime te opozites , autoriteti i Edi Rames eshtte rritur ne zenit . Kete e kemi vene re ne takimet e Rames me popullin , kudo ne Shqiperi . Perjashtimisht Rama , ka nje metode shume origjinale te komunikimit me popullin , ne te gjithe vendin . Llogjika , qe te largohe Edi Rama , pa vote , eshte thjesht utopi .
Eshte i pa diskutushem problemi i rotacionit , por me fytyra te reja , me mentalitet tjeter . Ky ekip , qe pretendon te marri pushtetin , i mbuluar me mantelin demokratik , eshte ekipi me pak i besuar , qe ka pritur , per pushtet , ne gjithe historine e shtetit shqiptar , per faktin e thjeshte se jane klase perseritese . Me pa zullum , ng ate gjithe , eshte Agron Duka , qe nuk eshte perfole , per krime , por vetem , per pa aftesi .
Eshte humbje kohe , te rrije pas perdes ky ekip I sterprovuar dhe I deshtuar . Me kete ekip , qe pretendon Lulzim Basha , Shqiperia do te katandise me keq se ne kohen e shtetit rrumpalle te Berishes .Opozita , kerkon , qe dhe Shqiperia te beje vetvrasje, sic beri opozita . Qeverria aktuale , e drejtuar nga Edi Rama , ka mjaft te meta dhe dobesi , ne qeverrisje dhe ne rrugen ligjore te drejtimit te shtetit, por ekonomija ecen , sado qe me calime . Biznesi , kultura , arsimi , shendetesia , siguria e jetes , ecin .Kur kerkojme me shume , duhet te pyesim , nga jemi nisur dhe kush na ka qeverrisur .
Kam pare , ne shtyp , 3 mendime , per problemin ne diskutim : Te zhdukim kete klase politike , te ndertohet parti e re , pa lidhje me keto ekzistuset , Te konfiskohen pasurite e pa ligjshme . Dy te parat nuk jane funksionale . Vendi ka investuar , per kete klase politike dhe per keto parti . Nuk formohen politikanet brenda dites , as Patite . Materjali , qe kemi , me prioritet te brezit te ri , duhet te reformojme Partite dhe ato vete i nxjerrin jashte vetes njerzit parazite . Shpresa e rendesishme mbetet reforma ne drejtesi . Nje drejtesi e reformuar , do te detyroi Partite dhe polikanet , te mos bejne levizje extraligjore . Do te dalin nga politika shume njerez dhe Parti parazitare . Do te konfiskohen te tera pasurite e pa ligjshme . Kjo eshte arsyeja , qe Drejtesia eshte reforme e reformave . Eshte atdhetarizmi , me cekicin e drejteise .
Shpesh e me shpesh degjojme se elektorati krijon spekter ngjyrah . Keto nuk vine vetvetiu . Elektorati krijon bindje , per njeriun , qe voton . Per Edi Ramen , kete bindje e ka krijuar , pa tjeter jo rrastesisht . Vota shpreh ndjenjen sublime , per jeten dhe personin . Edhe ne diktature , kishte njerez , qe sakrifikoheshin , por votonin kunder . Vota eshte me rrenje ekonomike , psikollogjike dhe simpatie personale . Ne diktature , vota pro ishte e sigurte , por parulla determinante ishte “Vota eshte plumb , per armikun “ . Mendo , qe kete fraze e pat formuar nje diktator , qe kishte ne dore te tera pushtet , ushtrine , armet policine dhe megjithate e vleresonte dhe nje vote te vetme . Eshte e veshtire ta besh elektoratin , per vete , shume e veshtire , vecanerisht, kur je ne pushtet .
Elektorati I djathte ka pretendime te merituara , por ka drejtuse megallomane, sharlatane , genjeshtare , pa vizion . Keta “lidere “ i hoqen elektoratit te drejten e fjales . Opozita eshte katandisur nje rrangalle , qe ben zhurme , por pa fjale te artikuluar . Fjala degjohet vetem ne Parlament . Ne rruge te degjojne vetem rrugacet .
Personalisht mendoj se opozita parlamentare, ka mundesi te nxjerri nga koma forcen e djathte politike , qe ka te drejten legjitime te qeverrisi vendin merotacionin , qe percaketon vota popullore . Rruga le te jet e hapur , per rrugacet dhe extraligjoret . Institucionet jane shtyllat , ku mbahet shteti . E djathta tradicionale shqiptare , do te gjeje forcat e duhura , per t’u riformatuar , ne sherbim te misionit te saj historik . Zgalem
Sot per sot , ne tere kete hamulli , qe duket si e pa shprese , vetem dy alternativa kemei perpara :
Ose te perfundojme reformen ne drejtesi , te iniciuar me aq dashamiresi e fisnikeri nga miqte tane nderkombetare ,aq te deshiruar nga populli , te filloje pastrimi i politikaneve kriminele te majte e te djathte , pa bere asnje dallim dhe pastaj te kembengulim per nje qeverisje me te mire pa Edi Ramen , ose opsioni tjeter : te rikthejme serisht ne pushtet lideret e opozites , njerez te inkriminuar , diskredituar e sterkonsumuar qe nuk ngjallin asnje shprese per kete popull .
Me sa duket , edhe pse e dine mire se cfar jane duke bere , stafi i gezetes Dita , eshte per opsionin e dyte , per te rikthyer ne pushtet vrasesit e Gerdecit , te 21 janarit e te 1001 te zezave per kete popull . Kthesa e bere keshtu si “pa prirur” nga kjo gazete , ka shokuar pjesen me te madhe te lexuesve te saj te shumte !
Mire qe e keni botuar ne gazete se e dini qe njerezit do klikojne,por perse nuk keni thene qe keto jane pordhet e Adi Krastes???
Kush jane njesoj qeverisjet e Berishes dhe Rames?
Qeverite krahasohen ne ekonomi, ja disa gjera mes ketyre dy qeverisjeve.
Sali Berisha beri Lazaratin Republike droge
(Edi Rama Lazaratizoi gjithe Shqiperine si Narko-shtet)
Sali Berisha beri disa rritje minimale rrogash dhe pensionesh.
(Edi Rama 6 vjet vetem nje rritje qesharake pagash per mesuesit dhe bluzat e bardha, kurse pensionet vetem nje pakete cigare)
Sali Berisha rregullisht sipas ligjit ka dhene ate shperblimin e fund-vitit apo Rroga 13
(Edi Rama ka 6 vjet qe nuk e jep ate qe e ka detyrim ligjor)
Qeveria Berisha kishte fashen der 300Kw energji elektrike me cmim me te ulet per konsumatoret familjar.
(Edi Rama e hoqi ate fashe dhe sot familjaret paguajne energji me shtrenjte se me pare)
Qeveria Berisha kishte taksa me te ulta per biznesin e vogel.
(Edi Rama e mbyti kete biznes me taksa te larta)
Qeveria Berisha nuk i merrte shqiptareve leke per kalim rruge
(Edi Rama i merr takse atyre rrugeve qe nuk i ka ndertuar)
Qeveria Berisha e kishte borxhin publik ne qeverisjen e tij 62%
(Edi Rama me qeverine e tij ka kapur borxhin publik 80% te fshehur pas PPP)
Perfundimi : Shqiptaret e mbajne mend ekonomine e dobet ne qeverisjen Berisha por me teper do kujtojne varferine e shtuar fuqishem nen qeverisjen Rama.
Askush, as vete Spiropali etiketa Skenderbeu e Rames apo letra e tij higjenike Balla nuk mund te dalin e ti thone shqiptareve se ku kjo qeveria e Rames i ka permiresuar jeten ekonomike atyre, nuk ka asnje aspekt te vetem apo nje kategori shoqerore qe sot jeton me mire se ne qeverine e meparshme (me perjashtim te atyre qe marrin ato koncesionet dhe tenderat, sigurisht)
Mire more zoteri , por te ka dale nga mendja te shkruash , se nen qeverine Berisha ne, jo vetem i kishim me pikatore listen e barnave te rimbursuara , por i blinim edhe recetat , qeveria Berisha i fali Greqise me qindra km2 det (zone ekskluzive ekonomike me rezerva teper te pasura nafte e gazi ) , Qeveria Berisha e beri mik shtepie Damir Fazllicin e UDB-se , i krijoi priviligje te tilla deri sa e futi ne Keshillin e Sigurise Kombetare dhe i dha falas (me 1 euro) me dhjetra ha truall ne periferi te Durresit , per “investime” , pa folur per kapjen totale te shtetit horizontalisht e vertikalisht qe edhre sot nuk ia shqitin dot nga thonjte , grabitjen pa lene asnje nam e nishan te pasurise marramendese ushtarake shqiptare te trasheguar nga periudha e diktatures komuniste , qe llogaritet rreth 100 miliarde dollare , fabrika e sklleverve mesjetare te Gerdecit , grabitja marramerndese vetem ne Rrugen e Kombit 230 mion euro dhe mbyllja me procedure , venia e e kallacnikovit ne balle dhe vrasja e plagosja ne mes te dites e protestuesve paqesore ,financimin e dhjetra universiteteve kioska , ku Argita Berisha “jepte” mesim ne 7-8 universitete dhe perfitonte rreth 19 milion leke ne muaj dhe si qershi mbi torte , vetem per nje firme te babait k/minister kerkonte 3 milion euro ! Kaq , sa per sot …..!
PO, PO ke folur politikisht. Provo te flasesh ekonomikisht Qeveria Rama ka deshtimin e plote ne ekonomine e vendit dhe kjo reflektohet qarte te shifrat e emigrimit si kurre me pare te rinise se pari dhe gjithkujt si nga nje toke qe ka rene murtaja. Askush nuk mund te gjeje anje aspekt te jetes ekonomike qe kjo qeveri i ka permiresuar shqiptareve, perkundrazi i ka shtuar varferine. Borxhi publik me i larti ne 30 vjet eshte aq kokforte sa nuk le shtigje per bla bla bla.
Ke te drejta ta mbrosh kete deshtim qeverises ne ekonomi vetem ne se ke perfitu tendera dhe koncesione si ai i Unazes re, Balldrenit etj etj. Kaq mjafton.