Po çfarë sakrificash do bësh ti- o Luli Lemeria?!

Ornela

Luli si Lider,
është maturuar,
dhe literaturë,
tani ka shfletuar!

Abraham Linkolnin,
tani po citon,
dhe me një citat,
veten ngushëllon!

Sot na tha Lulashi,
nisim Epopenë,
ama-sakrificat,
dëm nuk do na venë!

Këto i ka thënë,
dikur Abrahami,
po çfarë sakrificash,
do bëjë Lul Katrani?!

Ç’skraficë do bëjë,
ky sherr-budalla,
rezervë në valutë,
miliarda ka!

Ka menduar Luli,
për ditë të zeza,
ka vjedhur të mbajë,
gjer né njëqind breza!

Ndaj do djegë mandatin,
pa problem laneti,
se nuk ka nevojë,
për rrogë deputeti!

Dhe më tutje fjalën,
më kot që ta zgjas,
se dhe Salë Hulera,
ka para me thasë!

Po aty tek-tuk,
për rrogë kanë nevojë,
njeriu me ajër,
nuk mundet të rrojë!.

Me djegien masive,
nuk është aspak rasti,
që Luli të ketë,
pamje entuziasti!

Me proçka dhe mufka,
vitesh na ka velur,
po kjo e tanishmja,
është rrugë e pashkelur!

S’e kemi dëgjuar,
kurrë këtë muzikë,
tani opozita,
s’bën dot politikë!

Nuk e di se ç’kanë,
“liderët” ndër mënd,
sepse politika,
bëhet në Kuvend!

Kur s’ke deputeté,
dhe bufi kupton,
është sikur s’je fare,
sikur s’ekziston!

Kur s’ke e kur s’bën,
jetë parlamentare,
je zero me bisht,
nuk ekziston fare!

Po këta mendojnë,
të bëjnë kijamete,
se thonë që Sovranin,
e kanë me vete!

Populli dëgjon,
se ç’thotë Amerika,
dhe shikon ç’afron,
Luli dhe Monika!

Populli shikon,
se ç’thotë “Epopeja”,
vendin e largon,
sërish nga BE-ja!

Ca celula lufte,
opozita ka,
po popull i gjithë,
s’është budalla!

Përsëri nga mbrapa,
të ndjekë xha Salinë,
që pafundësisht,
të djegë Shqipërinë!

Si alternativë,
ky ka vetëm zjarrin,
edhe që shqiptari,
të vrasi shqiptarin!

Më i lig është bërë,
tani ky demon,
dhe një Luftë Civile,
këtu ëndërron!

Një Luftë Civile,
ëndërron këllira,
po shqiptarët s’vriten,
për dhjetë qelbësira!

Nëse do pushtet,
unë i them zagarit,
merre vetë dyfekun,
futja kundërshtarit!

Në doni pushtetin,
u them maskarenjve,
mos prisni të bëhet,
luftë mes fukarenjve!

Ata jetën shtyjnë,
vetëm me qindarka,
juve palë-palë,
valutën në arka!

Juve palë-palë,
valutë e fluri,
sepse kini rrjepur,
Nënën Shqipëri!.

Për ju s’egziston,
as turpi-as nderi,
se është babëzia,
më keq nga kanceri!

Unë që në fillim,
popullin kam dashur,
dhe i kam urryer,
këta cipëplasur!

Popullin ta lini,
në hallet e tija,
juve vrisni veten,
si ç’ju thotë partia!

Porsi samurai,
bëni harakiri,
kjo është sakrificë,
o Lulash qafiri!

Porsi japonezët,
bëni harakiri,
se këtu-ka vite,
s’përdoret qymyri!

A.DUKA

Share This Article
5 Comments
  • Shume bukur. Tani po besojme serish qe nuk kalove nga PD kur kritikoje Ramen! Kjo eshte gjysma e punes! Hajt tani na bej nje vjerrshe ku lavderohet figura e Mit’hat Frasherit qe te besojme qe ke mbetur socialist i vertete dhe se e kupton gabimin qe ke bere duke sulmuar Ramen!

    • Domethene e tregoi ish kryeministri rama qe nuk eshte shqipetar. Babane grek dhe gjyshen dhe nene Italiane. Prandaj dalin ata Bollinot italiane dhe e mbrojne se ju ke falur llokma te majme nga shqiperia e shqipetareve te varfer .

      Po ai duhet ta dije nje gje qe populli shqipetar do ta shporre nga detyra qe mban me dhune dhe me banditet te cilet ju jep milionat e eurove.
      Zgjedhjet e parakohshme do te behen dhe ai do te shporret nga zyrat e kryeministrise qe i ke qelbur nga pese vite.
      edi rama jo vetem nje hajdut por dhe i pabese dhe mosmirenjohes. Ai mohoj ilir meten pa ndihmen e te cilit ai nuk do ti fitonte kurre dhe as qe do te behej ndonjehere kryeminister bile dhe as kryetar bashkie ne Tirane dhe as ai topja i tij veliaj.
      Partia socialiste i ka vdjehur zgjedhjet dhe kjo fale mefshtesise se drejtuesve te pd se dhe opozites qe rane ne kurthin e nderkombetareve dhe pranuan marreveshje ne 2017 dhe do t’i fitonte prape po qe se opozita do te rrinte ne parlament dhe do ti bente dekorin se gjoja jemi ne normalitet dhe nuk do ta shporrte me force nga kryeministria dhe pushteti.

  • I madhi Duka asht snaiper profesionist.Qellon direkt e ne palcin e thelbit.

    Kjo opozite beri lojen
    Pa vullnet e dije
    e nxorri vetveten
    rifuxho jasht loje
    Perfundoi ne gjerize
    ne grope nevojtorje.

  • nuk ka lufte civile
    e tha vete Muni ka
    me 5 trimelesha
    kap horrin nga gryka
    zvarre do ta heqi
    e lere pa citjane
    te shikoj gjithe bota
    vegla italiane
    prandaj o Arben
    mos na fut friken
    nuk ka lufte civile
    se kemi Muni. ken,l
    kemii Sali korbin
    qe ka Ramen djale
    na premtoi mirqenie
    na ngopi me shale!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *