Gazetari Çim Peka duket se është në “luftë” me ministrin e Brendshëm, Flamur Noka.
Konflikti mes dy kuksianëve është aq evident sa tashmë përballja bëhet në fushë të hapur, në Facebook.
Në fakt nuk dihet përse Peka është zemëruar me ministrin e Brendshëm, vëllai i të cilit për disa kohë ka shërbyer në administratën e Mulit si zëvendësministër, por fakt është se gazetari ka filluar të “godasë” publikisht Mulin, madje duke vënë në pikëpyetje dhe inteligjencën e tij.
Sipas statuseve të gazetarit, Muli është antiedukativ për djalin e tij sa herë del në televizion, ndërsa sot në mesditë aludonte se Flamur Noka, kur ishte student, paguhej nga SHIK-u i Gazidedes.
“Për të sqaruar çdo keqkuptim lidhur me statusin e djeshëm “Muli anti-edukativ”. Muli është burrë i sakrificës dhe inteligjent. Po ju tregoj një episod për ilustrim. Në vitet ’93 së bashku me Mulin kemi qenë student te 21-ishi. Fukarallëk i madh, ushqeheshim në mensat e shkollës. Me “lata”. Muli i veshur me xhaketë me kuadrate (ashtu visheshin ata që ndihmonte Gazidede), sakrifikonte duke provuar i pari ushqimin në kuzhinën e mensës, që të sigurohej që ushqimi ishte brenda standardeve. Por, përveç sakrificës, kjo tregonte dhe inteligjencën. Se hante pa “lata”. D.m.th pa lekë”, shkruan Çim Peka në faqen e tij në Facebook. Por pak orësh, pasi shkruante për rininë e hershme me Ministrin e Brendshëm dhe rolin e tij antiedukativ, Çim Peka ka hequr të dy statuset që i adresoheshin Flamur Nokës (Tema)
Vellai i Cimit nuk eshte ne listen per deputet te PD-se per shkak te Mulit. Lufte brenda sojit te shpellareve.
nders cimi me ate surat te kandidoj me partin e ballisteve se i pershtatet
Qe ministi Muli eshte i kapur kjo kuptohesh, peqe lepe per cdo gje tek PD, se per te Sulltan Saliu as gje behet llaf, i rri Zhozi Kukumjacka katituuu e jo te tjeret Nuk na i merrte mendja qe do te rekrutohesh nga SHIK-u famekeq i Gazidedes qe student, qenka i lashte per kete zanat, e paska ne dosje damken, prandaj e ka vene Sala aty qe ta perdori si koqe kanari. Tyc & Toc.
Pune malokesh
Kur te iki Berisha te gjithe do ti kthehen njeri tjetrit. Ngjarjet e Tropojes do perseriten
Cimi .mos keshtu nuk ben tja fusim njeri tjetrit tani ne fushatae se po iku Muli dhitet gjithe vjedhja e votave pastaj .Tani po te jesh burre tregon se kush te urdherori qe ti heqesh statuset anti-Mul,vellai apo vete perandori,apo i mbushe breket.
Ata qe njohin Mulin heret e dine qe Peka nuk
genjen.Ka qene nje dore studentesh nga Novoseja
me te rrezikshem se Sigurimsat.
Peka nuk genjen as per nivelin intelektual te Mulit.
Por ne krye te shkrimit ka nje pasaktesi te madhe.
As Peka dhe as Muli nuk jane kuksiane.
Muli eshte nga Novoseja Peka nga Hasi.
Po tu shkelet interesi keta ja rasin edhe babait te tyre
Shqiperia ka qe nga 91 qe eshte e qelbur me te tilla palacolleqe .Sigurimsa te Dulles, te Saliut ,agjent te lindjes ,te peremdimit,hajdut e mafjoze internacjonal i kane zene frymen Memes Shqiperi.Ku jeni o rraca e paster Ilire .O populli me i lashte ne Ballkan .O burra te beses, te punes e penes .A do vini mend nje here te flem te qete .A do punojme te ngrem breza ndryshe nga ne qe kemi qerren ne koke qe sa here e cjerrim qelbim dynjane .Behu dhe ti njehere popull te na ngrihen supet se ngelem koke varur e trup krusur .