SMS në DITA
Në 0689073730
Të dashur miq! “Zululandi” i sotëm i M.Nanos më la një shije të hidhur. Titullohet: “Paloka versus Liçaj” (vini re, sikur po shkruan një traktat filozofik)! Si është problemi ose çështja që trajton z.Nano? Adrian Liçaj (të cilin unë nuk e njoh) është emëruar polic i thjeshtë në Vlorë. Ky djalë denoncohet nga Edi Paloka se ka qenë bandit etj. (termat banda, bandit, janë futur në fjalorin politik nga kryebanditi Sali në vitin ‘97). Petrit Brokaj, një emër i njohur e i respektuar në qytetin e Vlorës, thotë se “një djalë si ai nuk bëhet pjesëtar i asnjë bande…” (intervista e gazetarit Xh.Shehu). Po Mustafa Nano ç’thotë? Ed Paloka doli në publik e tha: “Mua më bëri përshtypje reagimi që erdhi nga pala tjetër” (pra Muçi, me një rufitje të kafes i bëri palë). “Më bëri përshtypje diçka tjetër, reagimi i Liçajt; ose më saktë, fakti që ai u përgjigj duke i vënë gjilpërat majë për majë”. Po ç’të bënte ai djalë o z.Mustafa? Të heshte? Apo të thotë: “bravo Edi Paloka që ma vërtetove se dje kam qenë bandit anti PD-së e sot polic i PS-së.” Me gjithë respektin për ju z.Nano, po të them: ja ke fut kot plako! Bile ke gabuar! Para se të shkruaje këtë “Zululand”, të shkoje e ta takoje vetë këtë djalë të mirë të rinisë vlonjate, që u përlesh me një regjim gangsterësh e banditësh të vërtetë të vitit të mbrapshtë ‘97! Me respekt, Th.N.
Respekte per Th.N. qe shkruan dhe aresyeton bukur…! Nderkohe analistet shkruajne me norme perballe filxhanit te kafese !