Arben Duka
Kësaj radhe zgjedhjet,
do jenë shumë të mira,
po më pas mos prisni,
të bëhen çudira!
Nuk do ndodhë çudia,
as këtë Qershor,
se në fakt Bashkia,
nuk ka shumë në dorë!
Vërtet më të madhe,
do kemi Bashkinë,
por ajo fuqi,
s’ka mbi energjinë!
Kur dikush ju thotë,
do ta ulim çmimin,
pa turp ju gënjen,
dhe thellon mashtrimin!
Kush thotë-“Punësoj,
një për çdo shtëpi!”,
as e ka idenë,
se ç’bën një Bashki!
Thjeshtë është firaun,
apo firaune,
se nuk mund Bashkia,
të hapë vende pune!
S’hap dot vende pune,
se s’ka hapur kurrë,
po unë gënjeshtarët,
si zë dot me gurë!
Dhe bashkitë e reja,
s’e them badiava,
do kenë për taksat,
sherre të mëdha!
S’e ka thënë as Luli,
biles as i Gjati:
“Taksat e qytetit,
do t’i ketë dhe fshati?!”
Do të kenë shumë taksa,
që tani s’i kanë,
se tash dhe Shën Gjergji,
do quhet Tiranë!
Këtë temë të nxehtë,
askush s’e ka kapur,
ndaj dhe do mbetet,
një debat i hapur!
Po pyes Erionin,
dhe doktor Halimin,
a do marrë në pyje,
taksë për gjelbërimin?
Dhe nuk është problemi,
vetëm në Tiranë,
se me qindra fshatra,
nëpër pyje janë!
Fshatrat nëpër male,
tani pas bashkimit,
a duhet ta japin,
taksën e pastrimit?!
Ç’marrëdhënie të reja,
do kenë me bashkinë,
njerëzit që votojnë,
duhet që t’i dinë!
Bashkitë e reja,
janë konglomerat,
papritur qytet,
s’bëhet dot një fshat!
Fshati me qytetin,
kanë shumë ndryshime,
ndaj do kemi shumë,
eksperimentime!
Të gjithë kandidatët,
vijnë me stekën lartë,
por them-as ata,
nuk e kanë të qartë!

Eh kur te kalojne edhe ca vite do marrin dhe lexojne fshehurazi librat e Enverit dhe do mesojne se si behet shteti. Por jo keta zuzare qe jane sot se keta e kane mendjen te mbushin thesin dhe te ikin. Por ata qyqare qe do vijne dhe nuk kane nga ja mbajne se shteti duam nuk duam duhet bere!
Bukur! Por neser dua nje poezi per nishan katranin.
O Beni: po si nuk u shqetësove një herë se ku do i bëjë pushimet sakatnishani i Saliut?
Votoni drejtimin neser shifni timin tha Vizatimori
Cudira ,cudira ndodhin , rilindje ndodhin
Ne do ta rrrrilindim Shqiperine 2013
1] Do te ulim taksat per 95% te shqiptareve
2]Do te heqim taksen e biznesit te vogel [ i zhduken bizneset fare ,i binin gjate me taksat
3] Do te heqim taksen per ushqimet baze …..
4] Do te ulim taksen per …..faturen e energjise [burg ]
5] Do te krijojme 300 mij vende pune [as Obama nuk guxon kaq]
………………………………………………………………………..
Rilindja 2015 …… se ju duhet vota perseri
ka akoma shume pune per te ber , po ne do ti bejme te gjitha , jemi
ne drejtimin e duhur te …Azilit
neser mbaron fushata , deri te dielen mbylle gojen ,na ler rehat
do i dergojme note proteste selise mavi nqs vazhdon me propagande 😛
E degjove si tha Edi tek opinioni ?
Drejtesine, dhe ata qe shajne Arben Duken,
do ti tundim nga themelet.
Prit, prit se s’ke pare asgje
Une per vete, po pres, ti nuk e di se c’fare do besh ?
Ka qene nje film shqiptare, me nje tizio qe thyente arrat
me dore e belbezonte:
Rri, o Adnand, rri. Ku po vete ? Rri te shohim gallate.
Problemi qe ngre poeti eshte vertet shume delikat.Kane per te lindur shume probleme,te cilat duhen zgjidhur me pjekuri,per te mos i lene vend opozites qe te shaje e te bertase.