Janë të arta pikët,
që merr Shqipëria,
po më shumë vlerë,
ka sot drejtësia!
Për mua ajo,
është super primare,
kur është e plotë,
dhe përfundimtare!
Dy gjykata – ne,
na hodhën në thes,
po në Europë,
gjithnjë ka një shpresë!
Gjithmonë ka një shpresë,
mbi herët e tjera,
ndaj dhe Europa,
flet gjithmonë për vlera!
Vlera superiore,
është drejtësia,
ndaj dhe unë jam ngjirur,
me vargjet e mia!
Është një super vlerë,
ndaj i lumtur jam,
kur s’ke drejtësi,
xhungël je tamam!
S’ka në Europë,
i madh e i vogël,
askush s’të hedh dot,
si zar e si gogël!
Aty asnjë vendi,
nuk i vihet bisht,
dhe edhe me ne,
e ka seriozisht!
Nderi edhe pikët,
ju dhanë Shqipërisë,
hundën-pa problem,
ja ulën Serbisë!
Papritur Serbinë,
e pamë të gozhduar,
ndaj pamë një Vuçiç,
komplet të shfazuar!
Futbolli u kthye,
duel politik,
ne në çdo variant,
fituam-or mik!
Ka dhe do të ketë,
ende retorikë,
po vendimi s’ishte,
me sfond politik!
Drejtësi e plotë,
dhe përfundimtare,
them se ka gëzuar,
gjithë vatrat shqiptare!
Është hera e parë,
që një kombëtare,
Nënën Shqipëri,
e bën kaq krenare!
Kë kishim përpara,
që të gjithë e dimë,
ndaj i lehtësuar,
gjithë Kombi merr frymë!
Një erë lirie,
Vendimi na solli,
ringritja fillon,
edhe nga futbolli!
Edhe nga futbolli,
dhe nga çdo gjë tjetër,
për ta lënë mbrapa,
llagëmin e vjetër!
Unë s’jam shumë tifoz,
por po fluturoj,
dhe shqipet e Kombit,
me shpirt i uroj!
E uroj De Biazin,
që doli garant,
dhe Armando Dukën,
që është komandant!
Unë nuk jam tifoz,
por e kisha kunjë,
që “Serbinë e Madhe”,
ta shihja në gjunjë!

Te lumte poet ;Ne keto vargje ke hedhur dhe mendimet e mia , urime
Vetëm atë dukën pse e ke futur, po shkatërron futbollin shqiptar.
Per fitoren ton,Po ju them dy fjale,E kishja si penge,Fryma sa ska dale.Ajo ndeshje s’qe,Si ngjante futbollit,Ishte kacafytje,Gjoja fai i DRONIT.Ky ishte sebepi,Per te bere sherr,Siç ka bere gjithmon,Serbomadhi mjer. Mezi pres tetorin,Ne ndeshjen e kthimit,Me loje te ndershme,Ti gezohemi fitimit…!
Ja,nje shqiptar qe nuk shitet!Se mund te jesh nga Vucidoli dhe te shitesh.Edhe me keq se kaq.Te japesh lexione nacionalizmi.Edhe me keq se kaq.Te na hedhesh trute e gomarit,kopilin e tradhtise kombetare tua hedhesh te tjereve ne dere.Pse ndodh kjo?, Sali Berisha eshte malok?Jo.Kjo ndodh se Sali Berisha nuk eshte BERISHE.Sali Berisha nuk eshte fis,nuk eshte dere e mire.Eshte canaku me dhalle.Ne rrevolucionin frances “te terbuarit” i quanin brekegrisur.Shume fajesojne Ramiz Aline.Ramiz Alia punoi me ate material,qe gjeti.Komunizmi cmonte llumin e proletariatit.Qente e sallhaneve i cmonte per zagare rrace.Sali Berisha eshte qen kazanesh,arriti te gradohet deri ne qen i kazaneve te bllokut.Do te doja te tregoja nje anektode te nje fshatari fisnik,nje bej Skrapari i quajtur Hysen Zaloshnja me Kadri Hasbiun per qente e sallhaneve,por nuk eshte vendi ne kete forum te nderuar.Pershendetje poet!
Drejtësi ne shqip
I madhi Dukë vellai
Vjen nga fjala Dritë
Eshte hyjnor shqiptari
Prandaj Dritësia
Eshte gjithnje Liri
Dhe ne gjunje ul
Cdo lloj mizori
Ndaj vargjet e tua
O shqiptar i lashte
Jane vete Drita
E gjuhes se arte