Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Dita, kush është ky pseudo-historian që zvarritet përtokë, që vjen këtu në Shqipëri dhe këput broçkulla që nuk i hanë as qentë? Fatkeqësi për Turqinë që ka një historian të tillë. Personave të tillë, kushdo qofshin ata, duhet t’u vëmë kufirin te thana ashtu si ua vuri i madhi Skënderbe. Përshëndes fort z.Alqi Koçiko që tërheq vëmendjen e politikanëve tanë që nuk ndihen për këtë dukuri. Po e le miun të shkojë një herë në mjekër, ai e bën udhë e kalon gjithnjë. Beqar Skënderi, Tiranë.
