Shkodra u përmbyt edhe këtë dimër……u përmbyt prapë. Njësoj si para dy vitesh, njësoj si para tre vitesh, njësoj si….. e kështu me radhë. Kreu i Drejtorisë së Emergjencave në Shqipëri e ka emrin Alfred Olli. E bën këtë punë fill pasi Partia Demokratike erdhi në pushtet, pra ka 8 vite që është kryemenaxheri i situatave emergjente si pasojë e katastrofave natyrore. Por jo vetëm natyrore, por edhe katastrofave shtetërore, a nuk janë të tilla katastrofat dhe përmbytjet që vijnë si pasojë e “lëshimit” të dyerve të hidrocentraleve në veriun e vendit? Sa herë ka përmbytje dhe zjarre, zoti Olli feks në ekranet televizive dhe thotë fjalinë e tij klasike: “Po marrim masa për të normalizuar situatën”. Vetëm kaq. Gjithçka tjetër është në “dorë të Zotit. Por këtë vit në Shkodër ndodhi edhe më keq se kaq. I tillë ishte rasti i një banori të përmbytur i cili dëshmoi për medien se pasi kishte dëgjuar ekspertët e Drejtorisë së Emergjencave se nuk do të kishte më rrezik përmbytje, pas 24 orësh e pa veten dhe shtëpinë e tij “duke lundruar. “Ndoqëm televizorin dhe ata të emergjencave civile thanë se nuk ka rrezik dhe se situata është në kontroll. Në orën 20:00 të mbrëmjes kemi parë ujin që ka hyrë në shtëpi dhe nuk kishim kohë të largonim pajisjet e rrobat”, – shprehej pak kohë më parë një banor i “Bahçallëkut”.
Përkeqësimi
Banorët në Shkodër ankohen se nuk kanë marrë ende dëmshpërblimet e vitit 2010, ndërsa ujin e kanë sërish brenda shtëpive. Në disa raste është dashur ndërhyrja e policisë dhe FNSH-së për të nxjerrë banorët e izoluar nga uji. Sipas një prej banoreve të evakuara, ka qenë pak para mesnatës kur uji ka vërshuar brenda në banesën e saj, ku rrinin edhe katër fëmijë. “Nuk kishim mundësi të dilnim vetë. Kanë ardhur forcat e emergjencës me varka e gomone dhe na kanë nxjerrë dhe jemi vendosur në konvikt”, – thotë ajo. Sipas të dhënave nga Prefektura e Qarkut Shkodër, u përmbytën rreth 200 ha tokë në zonat Bahçallëk, Ajasem, lagjen “Mark Lulaj”, Pedonale, si dhe u izoluan rreth 60 shtëpi banimi e objekte. Në komunën Ana e Malit u përmbytën rreth 1800 ha, duke izoluar nga uji rreth 161 shtëpi në fshatin Obot, 19 shtëpi në fshatin Gorricë dhe 11 shtëpi në fshatin Muriqan. Në komunën Guri i Zi u përmbytën rreth 800 ha tokë, duke izoluar nga uji rreth 20 shtëpi në fshatin Rrenc, 20 shtëpi në fshatin Kasape. Në komunën Bërdicë u përmbyten rreth 500 ha tokë, duke mbajtur në izolim disaorësh 55 shtëpi. Pra, shirat e këtij viti shkaktuan 4900 ha tokë të përmbytur dhe rreth 315 shtëpi të izoluara nga uji. Në orët e vona të mbrëmjes, vetëm 2 mijë ha tokë dhe 60 shtëpi ndodheshin në mes të ujit. Kjo situatë është shoqëruar edhe me ndërprerjen e energjisë elektrike në fshatin Bardhaj dhe komunën Postribë, për shkak të këputjes së linjës TL në shtratin e lumit Kir. Në operacionet e evakuim-shpëtimit morën pjesë rreth 100 forca të policisë, 25 forca të FNSH-së me 5 mjete IFA dhe një gomone, të cilat operuan në komunat Bërdicë, Guri i Zi dhe në bashkinë Shkodër, duke bërë të mundur evakuimin në lagjet e Shkodrës. Në të gjithë këtë bilanc kaosi dhe shkatërrimi, dy gjëra mbeten të sigurta, se dëmshpërblimet e vitit 2010 as kanë ndërmend të vijnë dhe se zoti Fred Olli, kreu i emergjencave civile edhe kësaj here do të vetë lavdërohet për punë të mirë dhe efikasitet në përballimin e përmbytjeve.
Rreshjet përmbytën dhe fshatrat e Fierit
Rrethi i Fierit kaloi një ndër emergjencat më të vështira këtë vit. Më të prekura mbeten tri komunat Levan, Frakull dhe Cakran, banorët e të cilave mbeten të rrezikuar nga vërshimi i Vjosës. Mëngjesi i djeshëm ka gjetur nën ujë rreth 500 ha tokë bujqësore në 3 komunat e lartpërmendura. Ndërkohë kanë mbetur të izoluara mbi 100 shtëpi. Ende nuk ka njoftime për shtëpi të përmbytura, por banorët e fshatrave Ferras, Cerven, Frakull dhe Mollas nuk mund të dalin dot nga banesat.“Që në vitin 2005 e këtej nuk kish ndodhur përmbytje e tillë. Na është dëmtuar i gjithë ushqimi i kafshëve dhe na janë përmbytur të gjitha tokat. Nëse vazhdon kështu, do të na përmbyten edhe shtëpitë. Jemi të bllokuar për momentin, nuk dalim dot nga fshati. Na janë dëmtuar të gjitha prodhimet bujqësore. Kjo situatë na ka lënë të varfër”, -thotë banori Lami Troku. Gjendja e alarmit ka bërë që shtabet e emergjencave civile nëpër komuna dhe ai i prefekturës të monitorojnë gjatë natës nivelin e prurjeve të lumit, si dhe të jenë gati për evakuimin e banorëve. Për këtë fazë janë vënë në dispozicion edhe mjete lundruese si dhe shërbime të përforcuara të policisë. Nga ana tjetër, qytetarët fierakë rrezikuan furnizimin me ujë të pijshëm. Tetë nga njëmbëdhjetë puset e ujit që furnizojnë depot e ujësjellësit në Qafën e Koshovicës, nga ku marrin ujë më shumë se 150 mijë banorë, dolën jashtë funksionit. Kjo për shkak të vërshimit të ujit të lumit Vjosë në brendësi të tyre. Drejtori i Ujësjellësit, Salarion Totaj u shpreh se situata është shumë e vështirë dhe nëse vërshojnë ende ujërat dhe përmbyten edhe tri puset e fundit, atëherë rrezikohet seriozisht furnizimi me ujë i qytetarëve fierakë. “Ujësjellësi po punon me kapacitet të ulët, ndërsa punonjësit po evakuohen me gomone. Kemi vetëm tri pompa në funksionim. Nëse gjendja vazhdon kështu, atëherë qyteti rrezikon të mbetet pa ujë”, – tha Toto.
Ashtu si Nard Olli dhe ky,dalin ne ekranet e TVSH dhe KLANIT dhe lepijne prapanicen e Sales
Fred Olli te nxjerri ate Ollin tjeter te Ministria a Perbrendeshme qe e ka zerin te holle si geji dhe do ta punesojme ne Bordollo per marredhenie ORALE. Ta shikoje edhe Sali Palla se si ka nepunesit e perzgjedhur nga Partia Demokratike , lexo KUMUNSTE.Tyc & Toc.
Ka disa javë që Nënshkodra është e përmbytur, dhe kjo më shuma nga Qeverisja kriminale me ujëmbledhësin e basenit të Drinit dhe pyjet dhe nga nga papërgjegjshmëria e KESH në lënie e liqenit të mbushet mbi kuota dhe hapjen e digave tani “post-mortum” dhe jo nga natyra dhe reshjet.
Së pari këto 20-vjetet e fundit megjithëse janë raportuar investime-shifra marramendëse dhe ka patur dhe dy projekte nga 40-milion $US me BB-re dhe nuk është bërë realisht asnjë investim serioz si për ujësjellës-kanalizimet dhe hidrovoret. Por me komikja ka dhe një Bord Kombëtar të Digave/ (Menaxhimit të Ujrave) s’po flasim per ERE-n se ajo është Berishiane dhe Zhozefiniane i cilit është tulatur apo i ka humbur name e nishani, se as zërin s’u dëgjohet më !!!
Së dyti për rehabilitimin terësor te 5000 km2 të basenit të Drinit, të pyjeve të shfarosur të basenit te Drinit, as sistemimi i prrenjeve me prita malore as ripyllëzime në këte zonë, ku erozioni-prurjet e ngurta nga 25-30 tone/ha/vit në këto zona të zhveshuara shkon ne mbi 50 ton/ha/vit megjithëse ka patur një projekt 20 mln $US me BB-re per zhvilliomin e burimeve natyrore, por asnjë hektar pyll nuk është krijuar në këte zonë, dhe disa prita malore “i ka mare rrjedhja e prrenjeve dhe derdhjet e furishme të lumit pas hapjes së digave me kohë dhe s’i ka pare më njeri se c’ka ndodhur me to, se po të kishim pyje realë-të-lartë në këtë zonë ato do mbanin 20 % të reshjeve.
Në total në këtë rajon janë raportuar gjatë 10 viteve të fundit rreth 300 mln $US por sa janë bërë-mbetur në fakt në terren ???!!!. Nuk duket të jenë bërë as 1 % e tyre !!! Në cilin vend të botës mund të ndodh kjo dhe një popull i tërë, pale institucionet audituese dhe kontrolluese, bën sehir ???!!! Shihni digat kur “dalin” në ekranet e TV-ve me porta të ndryshkura” dhe brigjet e tyre “të zhveshura” pa asnjë kujdesje sikur s’është hedhur asnje lekë për mirëmbajtjen e tyre, sepse Drejtoret e KESH dhe shkojnë e vijnë “marrin apo zhvasin” dhe të gjithë jane bërë miliarderë!!!!! Ku shkuan miliona dollarë, u vodhen ? nga kush, përveçse nga drejtues të Bujqësisë dhe Drejtues-projektesh-fantazmë, se ata të KESH po e po ???!!! A mund të ndodh kjo në ndonje vend të botës ku ka shtet ???!!!