‘Po gjuani cironka me dinamit, jo peshkaqenët!’ Rama kritika ndaj SPAK: Mu sos durimi, Berisha dhe Meta të dalin para drejtësisë!

Amelda Amelda

Kryeministri Edi Rama ka bërë një deklaratë të fortë paraditen e kësaj të enjteje, teksa është duke folur në Asamblenë e Partisë Socialiste. Rama ka “gozhduar” Prokurorinë Speciale duke thënë se atij dhe njerëzve u është sosur durimi duke pritur që peshqit e mëdhenj të dalin para drejtësisë.

Për herë të parë kryeministri Edi Rama përmendi dhe presidentin Ilir Meta. Duke kërkuar që ai dhe ish-kryeministri Sali Berisha të përballen me SPAK. Sipas kryetarit të PS, ata nuk do të lënë dy gurë bashkë atë që ai e quajti “vënie përfund e drejtësisë”.

“Çështja e non-gratës së madhe nuk është e Amerikës, por e Shqipërisë. Nuk është problem i Amerikës por i Shqipërisë. Sfida që kush e sheh atë dhe të verbërit që i shkojnë pas nuk është kundër Amerikës, kush e sheh kështu gabon. Është sfidë kundër drejtësisë.

Nëse në këtë vend non-grata e madhe, ai i dyti atje që është i pari në fakt që SPAK funksionon si sahat zviceran për të kapur Ardian Dvoranin, nuk shkojnë përpara drejtësisë ky nuk është problem i SHBA, por i Shqipërisë së të nesërmes. Po ju them sot atyre që se dinë, kjo do jetë kënga e re që do të fillojë”, shtoi Rama.

Pjesë nga fjala e kryetarit të PS Edi Rama:

Dhe nëse nuk do të isha ende në pritje që SPAK të bëj një punë më të mëdhe dhe të vendos një rend prioritetesh mbase do isha unë që do bëja denoncimin sot, por nuk kam sesi tja shtoj SPAK punët në drejtim të kësaj familje politike kur shoh që balanca jo në aspekt politik por në të drejtën është ende shumë e shtrembëruar.

Në Kongres solla shembullin e arkës së peshkut. A e dini ju që SPAK-u ka pasur shpejtësinë e rrufeshme dhe gatishmërinë që të bllokojë Ardian Dvoranin, njeriun e vlerësuar nga Sekretari i Shtetit si një ndër kampionët në luftën globale kundër korrupsionit, që të mos e lejonte të hynte në proces për t’u promovuar si gjykatës. SPAK-u në mënyrë të rrufeshme, a thua si ishte i kronometruar me atë zotërinë që për pak ditë do largohet nga zyra e Presidentit.

Gjë të cilën më pas procesi gjyqësor e çmontoi dhe shfryu si fluskë sapuni. Po nëse ky sahat zvicerian do ishte i pakonkurueshëm në precizionin e tij, sa gjykatës e prokurorë të nxjerr jashtë nga vettingu do ishin sot në burg. U bë kohë që peshkaqenët e sistemit të drejtësisë vettingu i ka flakur jashtë sistemit. Po ku janë ata sot? Ata janë në punën e tyre asnjë gjëmbë në këmbë nuk u ka hyrë.  

Me një lehtësi të hatashme SPAK-u shkon e bën sahatin zviceran me Ardian Dvoranin që sot e gjithë ditën jeton në një apartament të para viteve ’90. Ndërkohë ata që i kanë të rreshtuara apartamentet, njërin ma fali vjehrra, njërin kunati, një baxhanaku, këta janë sot e gjithë ditën për të pritur finalen e Champions League, siç ka dalë në të kaluarën dhe kush ua ka paguar udhëtimet.

Për të mos folur për këtë non-gratën e madhe që e kemi në mes të sheshit, bashkë me shpurën e tij që na thonë se nuk ulen me ne po nuk ua dhamë atyre presidencën. Siç thoshte një plakë rome që unë e kisha shumë përzemër kur isha i vogël: një ta mbash e një ta çash.

Çështja e non-gratës së madhe nuk është e Amerikës, por e Shqipërisë. Nuk është problem i Amerikës por i Shqipërisë. Sfida që kush e sheh atë dhe të verbërit që i shkojnë pas nuk është kundër Amerikës, kush e sheh kështu gabon. Është sfidë kundër drejtësisë.

Nëse në këtë vend non-grata e madhe, ai i dyti atje që është i pari në fakt që SPAK funksionon si sahat zviceran për të kapur Ardian Dvoranin, nuk shkojnë përpara drejtësisë ky nuk është problem i SHBA, por i Shqipërisë së të nesërmes. Po ju them sot atyre që se dinë, kjo do jetë kënga e re që do të fillojë.

Ia përsëris SPAK-ut: keni për të hetuar për këdoqoftë që i përket kësaj bashkësie politike, bujrum hetojeni, por realisht po hynin në kohën shtesë të ndeshjes me të keqen në këtë vend. Deri tani e keqja kualifikohet dhe ju skualifikoheni. Kualifikimi i të keqes nuk është se disa do ja hedhin pa u lagur, por e keqja do ua vërë përfund këtë vend.

PS nuk do lërë dy gurë bashkë që këtë vënie përfund nuk do ta lejojë. Ne kemi mbajtur një qëndrim të paimagjinueshëm para se të angazhoheshim me Reformën në Drejtësi. Jemi vetëpërmbajtur deri tani ku nuk mban më përballë kësaj tallje të madhe. Se kjo është tallje. Shumë tallje e madhe.

Është realisht tallje e madhe që SPAK-u deri tani përdor vetëm një lloj grepi, vetëm për një lloj peshku. Madje pa e pasur problem fare të gjuajë cironka me dinamit. Nuk e përdor dinamitin për peshkaqen që ngrysen duke nxjerr llum nga goja. Durimi ynë po soset. I imi po njëherë. Po edhe i juaji.

SPAK-u dhe të gjithë ata që janë të interesuar të bëjnë drejtësi, duhet të kujtohen që ne nuk e kemi humbur gojën, por fakti që s’kemi folur dhe e kemi përdorur gjuhën për të mbështetur çdo veprim, edhe ai i arkës së peshkut, kemi shtrënguar dhembët dhe nuk kemi folur.

Zonja dhe zotërinj të SPAK-ut zgjidhini dhe i dilni në mbrojtje Shqipërisë. Shqipëria sot është e turpëruar para një non-grate, një të vdekuri që i bën karshillëk këtij populli dhe tër dynjasë. Këtë duhet ta mbaj SPAK-u dhe askush tjetër. Kush e ka lexuar mandatën e Sekretarit të Shtetit, e ka të qartë se u takon institucioneve të drejtësisë në Shqipëri.

Revolta ime nuk është se po na ofendohet Amerika, jo, fare, është se po sfidohet drejtësia. Po delegjitimohet SPAK-u dhe gjithë sistemi i ri i drejtësisë që ka ngatërruar detyrat e Kontrollit të Lartë të Shtetit me detyrat e Prokurorisë Speciale. Ka ngatërruar detyrat e Prokurorisë Penale.

a.m/dita

Share This Article
27 Comments
  • Shpejt u kujtove !? Po me mire von se kurre ! Mos harro, se ” Non grata ” per shqiptaret nuk eshte vetem Saliu dhe Muta, por edhe gjithe shpura e drejtesise se “Rivonuar” nga Rilindja, perfshi ketu dhe te “famshmin” kriptoberishistin Kraja, i cili merre jo pak nga xhepat tane por plot 5 milion ne muaj dhe per cfare, vetem qe ketyre “Non grata-ve” t’mos u hyje gjemb ne kembe!
    Tani dy gjera kane mbetur ! O drejtesia shqiptare duhet t’u q..j nenen ketyre Non grata-ve”, Ose keta “Non gratat” perfundimisht t’na, jo t’na q..n nenen me keqe se deri sot, por t’na heqin edhe te drejten e jetes, ashtu sic bene ne 97-en !

  • Po qenke fare o kryeministri yne.
    Po si te hape hetime SPAK per Berishen e Meten , kur ju nuk keni bere asnje kallzim penal, apo denoncim per ta. ASNJE.
    Sepse ju pertoni te shkruani. Sepse ndryshe do te benit pyetjen, cfare ben SPAK me denoncimin qe kam bere per GERDECIN, per 21 JANARIN, per Klubin Partizani, per CEZ-in , per vilat pa fund…

  • Po erdhi xhaxhi saliu ne pushtet larg o zot , atehere ti te gjesh vrim e te futesh , nese kta nuk shkojn te ter perpara drejtesis , amerika esht kollon e 5t tek ne , e mban ne ajer kte vend ne anarshi e korrupsion , kujdes , se ka 30 vjet qe me çekn e bardh qe po tall bythen me ne shqiptaret , per ameriken ne jemi karremi per te terhequr gjahun e rradhes se amerikes , ky shtet nuk ka pitje per kerken , mblidhuni bashk dhe dilini per zot vet vendit tuaj , nese nuk doni te zhdukeni si komb .

  • Pallavra Rames nuk i intereson qe keta te arrestohen , sepse rradha i vjen atij me pas dhe ai e di mire , keshtu qe ai eshte aleati i tyre me besnik ne prapaskene

  • Por SPAK, si pjese e ekzekutivit (ose e gjyqesorit), eshte pjese e qeverise.
    Perse qeveria eshte e fundit qe detyrohet te flase, kur opinioni shqiptar ka rreth dy vjet qe shqetesohet per mosveprimin e madje letargjine e SPAK-ut?
    Dhe, ne fund te fundit, kush e zgjodhi dhe ngriti SPAKUN?
    As populli as SHBA as EU.

  • Unë nuk pranoj për Kryeministër një Person të papërgjegjshëm të cilin Policia gjermane e nxjerrë me dhunë nga Avioni. says:

    9 vite lehje dhe jargavitje e drogaxhiut pevers.Ky ka lajthitur fare apo sulmon se e ndjen qe do te prangoset?Ate metoden tende o drogaxhi,shrytezoje tjetrin sa ke nevoje dhe pastaj flake e futja sikur nuk e ke njohur, Amerika e perdor prej kohesh dhe nuk do te kurseje as ty,jo me non grata por me pranga sapo te biesh nga kali.Nuk e harroj ata gruan Bilalit.

  • Poturja ua dha shansin sivllezerve te tij te mbrohen politikisht.Eshte e kote,keta mafioz nuk i cane dot as Amerika!

  • Mbas dekadash te tera,(duke bere sehir si banda e Tropojes dhe ajo e Skraparit,e shndrroi institucionin e drejtesise ,ne armen me te forte te tyre,ne krimin e tyre kombetar,per ta shkaterruar te sotmen dhe te ardhmen e ketij vendi nepermjet te gjithe spektrit te krimit,ne dimensionin te kombetar i tyre)kryeveziri mumje rama fillon te zgjohet tani.
    Me friken qe e ka ne gen,tere kohen deklaronte :
    ´´Nuk e shqetesoj sistemin e drejtesise ne vendimet e tij´´duke i lene bandat e zbritura nga malet,vazhdonin te benin dhe bejne kerdine,duke hyre dhe ne tufen e tij.
    Kur dhe ne vendet me demokratike,kur dicka nuk shkon ne sistemin e drejtesise,udheheqsi del dhe prononcohet fort,kunder vendimit.
    .Ish min i brendshem i Saimir Tahir,qe dha nje kontribut te pamohueshem,duke e kthyer policine,nga nje bande zabitesh,ne nje polici shteterore,i cili rafshoi dhe medelinin kolumbian shqiptar te saliut, Lazaratin,mbi denimin e dyshimte te dhene nga kjo fare gjykata,,SPAKU,per me tej i ndersyer nga bandat e Tropojes dhe Skraparit,tentuan me zellin e tyre, tja shtojne dhe me shume ate denim!!!.
    Bemat e ndyra dhe kriminale te ´´drejtesise´´se kullave,jane te thjeshta per tu shpjeguar,ku se fundi dhe kryetari Spakut,Kraja eshte produkt kulle,dhe perdoret si arma e saj,tani me e modernizuar,per ta rafshuar kete vend,tani me te pa shprese se me pare(pasi prisnim Spakun,qe sic po shohim lindi si monster).
    Si u zgjodh dhe kush e zgjodhi specien Kraja?
    Po keshtu dhe mender gjykata kushtetuse e ´´re´´,eshte po nga i njejti rasat
    Ate lufte qe nuk e beri merhumi Rama,per kete vend,e beri ambasadorja amerikane dhe qeveria e saj,me te gjithe dimensionin e saj.
    Por duket qe dhe ata shohin,qe kali Trojes,vazhdon te jete brenda dhe te beje kerdine,me keqe se me pare.

  • Bravo. Kjo është dita e kthesës. Këtë presin gjithë shqiptarët. Besoj se kjo thirrje në emër të socialistêve, padydhim është dhe e popullit. Besoj se do dëgj9het nga veshët dhe trutë e atyre që kanë të drejtën e prangave. Ndryshe. Harram i paçin të gjitha që nga qumshti i nënës. Arbëror Epiroti

  • Mu sos durimi,pse SPAK-u nuk po merr nen hetim Berishen dhe Meten!
    Pavaresisht cfare ka bere Berisha dhe Meta,po ti,mosde DIKTATOR LAMASH,kush te ka vene ty te drejte te gjykosh SPAK-un?
    Ku shkuan mburrjet e tua djallezore se ti ke mbeshtetur Reformen ne Drejtesi?
    A nuk jane keto kercenimet e tua fakte se nuk eshte bere reforme,por ne krye te VETINGUT paske zgjedhur ti vete persona qe t’i kesh besnike per hallet e tua dhe tani ,qe te dolen nga VATHA,po i kercenon?
    Cili president i SHBA ka guxuar te kercenoje gjykatesit dhe prokuroret atje pa u perballur me pasojat ekstreme politike dhe penale?
    Po ky sharlatan nga e merr guximin qe kercenon SPAK-un,qe ka kompetence te marre per ZHELESH edhe kete palo burre e ta plase pas hekurave?
    Ky guxon se ne Shqiperi sot nuk ka demokraci dhe shtet ligjor,se mbi te gjitha NUK KA NDARJE TE PUSHTETEVE,se te gjitha pushtetet i ka nen kembe vetem Edi Rama,ky diktator i urryer i kombit shqiptar!

  • Në fakt kështu është! SPAK-u, me Krajën në krye, ose të bëjë drejtësi dhe jo seleksionim, ose të largohen dhe t’ua lërë vëndin atyre që bëjnë drejtësi. Këta tipa nisen nga pagat e larta që marrin nga taksat tona dhe jo nga ndërgjegja për të bërë drejtësi. Lexova reagimin e z. Kraja dhe mu duk fare oridinere, pa profesionalizëm! Çfarë faktesh penale kërkon more zotëri, kur amerika po thotë që ka dokumenta që Berisha është i korruptuar. Përgjigja ime është që ti duhesh të qërohesh një orë e më parë nga ai post, se po grabit taksat tona. Nuk e justifikon pagën dhe je njëlloj si një hajdut që grabit paratë!

  • ….Hahahahahaha po bertet hajduti, kapni hajdutet….. qe te ngelem hajduti i vetem….pa konkurence.

  • Vetem nje DIKTATOR sic eshte Rama kercenon kaq poshtersisht SPAK-un!
    Kush ia jep ketij kryeministri te mesoje apo me keq te gjykoje SPAK-un se cfare te beje,si te punoje dhe cfare prioritesh te kete?
    Po ky vete si kryeministyer i votuar nga populli,p[se nuk e pyt nje here popullin qe e votoi,se si ishte me mire ,qe te shpenzonte miliarda euro per rruget dhe tunelet per turizmin,apo te ndertonte cerdhe e kopshte per femijet?
    Ky kryeministyer aventurier gjykon se ishte me mire te shpenzoje per turizmin,ndersa per femijet dhe te rinjte ua ka lene KRIMIT TE ORGANIZUAR qe t’i joshe ata!

  • Vetem nje DIKTATOR sic eshte Rama kercenon kaq poshtersisht SPAK-un!
    Kush ia jep ketij kryeministri te mesoje apo me keq te gjykoje SPAK-un se cfare te beje,si te punoje dhe cfare prioritesh te kete?
    Po ky vete si kryeminister i votuar nga populli,pse nuk e pyt nje here popullin qe e votoi,se si ishte me mire ,qe te shpenzonte miliarda euro per rruget dhe tunelet per turizmin,apo te ndertonte cerdhe e kopshte per femijet?
    Ky kryeministyer aventurier gjykon se ishte me mire te shpenzoje per turizmin,ndersa per femijet dhe te rinjte ua ka lene KRIMIT TE ORGANIZUAR qe t’i joshe ata!

  • Porositeni nje dhome katershe ne Rec. Sala , Meta , Rama dhe Veliaj . I fusni nje murlan per qef. Edhe populli bie rehat . Basha le te denohet ne Belgjike mos ta mbaajme ne me buke . Ishallla Skapi degjon llafin tend Lartmadheri .

  • Hi hii hi ky eshte klloun total pa dinjitet. Nxirjani videon ku deklaronte ne parlament qe dosja e 21janarit ishte histori e mbyllur dhe se saliun e kish fal Rama e kishte mar ne mbrojtje personale ishte viti 2 i memorialit te 4te vrarve dhe Rames i ishte merzitur qe populli kerkonte drejtsi dhe me gojen plot deklaronte ne parlament se Saliu ishte histori e se shkuares dhe asnje nuk duhet tja kuktonte me se e merziste kerkesa. Madje Ilir meten e beri president per ti ven vulen kujdo qe aludonte ndryshe. Sot pas 11vjetes kerkon te denohet Saliu… Klloun pa dinjitet.

  • Se harrova,per mua eshte e thjeshte! Kur poturja fitoi zgjedhjet per here te dyte ne mos gaboj doli e tha qe salen ta leme ne pensionin e tij e tani per ta mbrojtur perseri por me tjeter menyr,thote se spak ma kap nuk po vepron.Cilen poture ta besojme.

    • Fole ne emrin tend o bythelepires, ku e di ti me cilin eshte populli o debil? E mjaft me kete “popullin” se eshte i dale boje qe nga koha e Enver Bastardit.

  • O shqiptare te shkrete,pse u zgjuat tani nga gjumi,kur ky kryeminister,i ka nxjerre me kohe kthetrat e tij prej DIKTATORI dhe te gjithe heshten?
    Po ua kujtoj une:
    -Ne Konferencen Antikorrupsion te vitit te kaluar,ky Rama,deklaroi boterisht se “Ne Shqiperi kokat e korrupsionit nuk jane dhe nuk kane qene politikanet,por gjyqtaret dhe prokuroret”,duke i amnistuar politikisht te gjithe te korruptuarit qe nga Sali Berisha dhe deri tej aio vete si dhe kercenoi direkt te gjithe gjyqtaret dhe prokuroret e mbetur,qe te mos guxojne te merren me politikanet,por me njeri tjetrin,koleget e tyre,te hane kokat e njeri tjetrit e jo te krokodileve dhe peshkaqeneve te pushtetit e politikes!
    Ja pra ku arriti tani kercenimi i dikurshem e tij,qe nuk i beri pershtypje as opozites,as Avokatit te Popullit,as nderkombetareve,por as medies!
    Tani ky DIKTATOR kercenon hapur sic vepron sot edhe nazisti Putin,se do perdore armet berthamore!

  • Deri tash nuk ka fol Rama, por sot foli sepse njerez mbrenda EU i than ska shans te futemi ne EU pa fut Sali derrin e Ilir floririn ne burg,
    Keshtu qe sduhet te vonohemi kjo ishte arsyeja pse foli sot.

  • Po cfare i duket vetja ketij muti harbut? Cfare e di veten ky qe mund te leshoje urdhera edhe per drejtesone? Pushtetet jane te ndara dhe ti o legen poturexhi mund te jesh Ali, po nuk je Kadi, or harbut arrogant.

  • Filloi fushata e zgjedhjeve vendore 2023 dhe te pergjitheshme 2025.Edhe pas 9-vitesh ne drejtimin e vendit nuk eshte aritur te vendoset pak drejtesi.Jane dy gjera: 1-Ka bashkepunim midis krereve te politikes per mos ndeshkim dhe 2-Nuk jemi te zote te ndertojme shtet te te drejtes.
    Faktet jane uleritese ne keto 30-vjet per krimet e kryera. Si ka mundesi qe vetem gjyqtaret e prokuroret tane nuk i shohin?Ne kohen e diktatures kur kerkohej nga diktatori nje spastrim behej se ai prokuror apo gjyqtar shkonte vete ne vend te tij.Sot ne shtetin kapitalist, prokuror e gjyqtare nuk “marrin urdher” por nuk kryejne detyren.Me e pakta kur nuk kryen detyren eshte largimi,por edhe mund te ndeshkohesh per shperdorim detyre.Kritikat qe behen per sistemin e drejtesise jane me se te qenesishme,por jane per ti zgjatur jeten padrejtesise qe ketu tek ne mbizoteron.Cfar “padi” kerkon Kraja per korrupsionin,kur politikanet e te gjitha ngjyrave,pa kryer asnje biznes jane kethyer ne miliardere?Pse gjyqtare e prokurore ,te larguar nga sistemi drejtesise per korrupsion nuk u konfiskohet pasuria e vene padrejtesisht e per veprimin e kryer te ndeshkohen sipas ligjit.Z.K/minister kerkoni zbatimin e ligjit se nuk ka nevoj per shume fjalime.U larguan nga pushteti disa “byroiste”qe ligjerisht u denuan per kafe e jo per abuzime per te sjelle ne pushtet ,”bijte bastard”te tyre,qe me grabitjet e krimet e kryera nuk ka lume e det qe ti pastroi.Populli thjesht kerkon zbatim te atyre ligjeve qe vete ju kini miratuar.Sic thote Hygoi”Ligji eshte ne dore te atyre qe e planifikojne dhe e zbatojne”

  • Komentuesit e Berishes e Metes jane hedhur ne sulm duke siluruar deklaraten e fundit te kryeministrit ne adrese te SPAKUT,duke shprehur njekohesisht gjithe shqetesimin e opinionit publik,i cili prej dy vjetesh habitet dhe shpreh me komentet e tij inaktivitetin e pajustifikuar te Arben Krajes ndaj peshkaqeneve kriminale te korruptuar Berisha e Meta.Po thellohet edhe me tej bindja se Arben Kraja vazhdon te shfrytezoje postin e tij ne interes te Ilir Metes,si ish bashkepunetor i tij dhe kuptohet,nepermjet Metes edhe te shefit te perbashket te tyre,me vila te perbashketa ne Lalez.Kjo nuk ka me dyshim.Kjo duket dhe nga shqetesimi qe shprehin disa komentues gjoja te pavarur qe marrin ne mbrojtje keta kriminele me kemishe politike,sepse thirrja e Rames mbeshtetet nga rreth 90% e shqiptareve,biles eshte e vonuar.Por kuptohet se Rama ka pritur qe SPAKU te beje detyren dhe nuk ka dashur te perzihet ne punen e tyre ,qe te mos fillojne gjithe xhagajduret dhe ronxhobonxhot e Like Berishes ta akuzojne se gjoja po nderhyn ne pavaresine e SPAKUT,sic u shpreh kamikazi numer dy i Berishes,B.Kerrici (sepse numuri nje u zgjodh krie@ar i bandes berishiste (i mirenjohuri manipulator i vjedhjes se votave etj etj Palok-ari),apo specialisti fantastik i serialit Babale,erotiku i parlamentit E.Salianji e Co.
    Eshte me se e vertete per shumicen absolute te popullit tone se A.Kraja perdor standarte te ndryshme dhe merret me krime te skalionit se dyte,per te justifikuar deshtimin spektakolar te tij per te goditur skalionin e pare te krimit te organizuar dhe padronet e tyrte Like-Berisha.Dhe jo raqstesisht,por me nje qellim te caktuar,lenien jashte te tyre nga hetimi e per pasoje gjykimin e tyre,duke shumezuar me zero gjithe investimin amerikan e europian dhe gjithe shpresat tona.Ka ardhur koha qe te veprohet dhe te vihen ne pune gjithe filtrat e parashikuara (nese ka te tilla)per pastrimin e Spakut dhe te detyrohet Arben Kraja te spjegoje se perse nuk veprohet ndaj krimeve e korrupsionit te Berishes e Metes dhe po ashtu se perse ,pavaresisht nxjerrjes nga sistemit te qindra prokuroreve e gjyqtareve,asnje prej tyre nuk eshte proceduar nga Kraja.A ka ne kete vend organ kopetent organ qe mund te merret me kete pune,apo te gjitha celesat i jane lene Arben Krajes? Dhe pervec tij,une nuk e kuptoj kryeprokurori Olsian Cela perse paguhet,e di njeri ne kete vend dhe a ndodhet ky njeri ne shqiperi e me se merret?.Dine gje Klodiana Lala ,apo Artan Hoxha,si gazetare investigative per kete ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *