Po grabisin rrogat e rojeve private

redaktor

Dërguar me sms

në numrin e redaksisë

Respekte Dita. Po ju shkruaj për një problem që ka dalë tani me firmat private të ruajtjes dhe sigurisë së objekteve. Edhe pse qeveria dhe parlamenti miratuan ngritjen e rrogave të kësaj shtrese të varfër, presidentët dhe agallarët që i kanë ngritur rrogat, kërkojnë t’ua kthejnë mbrapsh punëtorët pasi ua kanë kaluar në bankë rrogën me ngritjen që ka vënë shteti dhe qeveria. I kërcënojnë me vendet e punës dhe me bukën e gojës së çiliminjëve, në rast moskthimi të lekëve (shtesave që rriti parlamenti dhe qeveria për firmat private). Shteti duhet ta tregojë forcën dhe ligjin siç e tregoi për energjinë elektrike, hashashin, farmaceutikën, korrupsionin, etj. Bejlerët e firmave private nuk janë shtet më vete. Përpara ligjit të gjithë jemi njësoj. Ministria e Punës duhet të veprojë, me kontrolle në terren, se në fund të fundit nga taksat e popullit e marrin rrogën. Kryeministri, në zjarr duhet të vërë dorën e tij dhe jo mashat.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *