Po hajde të ngresh krye!

redaktor

Thon’ që një herë qorri
Kërkoi shpejt pasqyrën
Ç’e do qorr’ i mjerë
Kur s’e sheh fytyrën?!

Thon’ njëherë qerosi
Me ngut krehër donte
Edhe shurdh-memeci
Daulle na kërkonte (!)

Ne pamë, ç’pamë, u dhamë
Krehër e daulle
Ç’i duan – ca thanë
U thamë: punë e tyre!

Po hajde të ngresh krye!

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *