SMS në DITA
Në 0689073730
I dashur Ardian! Ndodhitë e ndryshme, sidomos kronika e zezë bëjnë që ne të harrohemi mbas halleve tona për shqetësimet dhe fatkeqësitë e të tjerëve e nuk kujtohemi se rreth nesh ka sjellje njerëzish, bukuri natyrore që fisnikërojnë dhe shplodhin njeriun. Me vargjet si më poshtë, dua të çoj fantazinë e lexuesit të “Ditës” në Lunxhëri: Bukuri e rrallë / Si në dimër e behar / Edhe pse aty s’kam lerë / Lunxhëri, malli më merr / Kush kaloi në ato anë / E s’pat mall të kthehej prapë / Aty kroi është tjetër krua / Ndryshe vera, ndryshe dimri / Tjetër vasha edhe trimi / Aty ndryshe është jeta / Më e ëmbël do të jetë vdekja / Ç’bukuri t’jesh atje / Të pushosh në një lëndinë / Të mendosh ç’ke bërë keq e ç’bëre mirë / Lunxhëri, kush të ka uruar / Që të moshuarin e përtërit / Që të sëmurin e bën më mirë / E më shpejt e rrit fëminë? Nga Xhevdet Çora.
