“Po humb kohë” për negociata me ‘burrin e vogël të raketave’, deklarata e fortë e Trump ngjall frikë

Gazeta Dita

Presidenti amerikan, Donald Trump tha se i ka thënë Sekretarit të Shtetit, Rex Tillerson se po “humb kohë” duke u përpjekur të negociojë me udhëheqësin e koreano-verior.

“Mos i shpërdoro energjitë Rex, do të bëjmë atë që duhet bërë!” shkruante zoti Trump të dielën në Twitter, duke iu referuar udhëheqësit koreano-verior, si “Burri i Vogël i Raketave”, shkruan “voa”.

Të shtunën, Departmenti amerikan i Shtetit tha se Koreja e Veriut nuk ka shfaqur asnjë interes për bisedime lidhur me programet e veta bërthamore dhe të raketave, pasi zoti Tillerson e pranoi se Shtetet e Bashkuara kanë komunikuar direkt me Phenianin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *