Në krahasim me vendimin e fundit, të datës 27 maj, nafta është rritur me 9 lekë për litër.
Benzina do të tregtohet me 244 lekë për litër, nga 237 lekë që ishte në vendimin e mëparshëm.
Gazi ka mbetur në nivelet e 90 lekë për litër.
Nafta po arrin sërish afër nivele maksimale historike prej 260 lekësh, nivel që u shënua në fillim të marsit, kur nisën sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës, duke shkaktuar probleme në zinxhirin global të furnizimit. Pas rritjes së fortë dhe protestave për shtrenjtimin e karburantit u krijua Bordi i Transparencës, që fikson në mënyrë periodike çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.
Në krahasim me fundin e muajit shkurt, nafta aktualisht është 30% më e shtrenjtë.
Sipas vendimit të Bordit:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 248 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 236 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 244 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 232 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 90 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 78 lekë/litër për automjetet.
( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 1 Qershor ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes./Monitor
a.m/dita
400 leke litri rakise.Nafta eshte per sheiket.Te rroje bicikleta kineze.
Goxha ndihme po na jep ky eshteti yne i dashur , cdo jave po na ndryshon cmimin qe me lezet vetem e ngre dhe KAQ eshte detyra e tij , lum si ne qe kemi kete shtet qe nuk e ze gjumi per ne
Sipas mendimit tim modest ky duhet te ishte kryeartikulli per te gjitha mediat ne vend,sidomos per ato qe kane nje profil dukshem te majte. Por mos e rruani fare per kete popull dele,se ju pritet buka edhe juve pastaj. Me pak fjale jeni biznes qe gjobitni vetem djathtas
Sikur degjiva Saliun qe tha se ne Maqedoni cmimi eshte 180 lek dhe ketu ne Shqiperi 2800 lek! Hajde Sali*Sali! Degjova dhe Lubonjen me Zhejin te na tregojne se si ata e dine menyren per te shmangur nje lufte te trete boterore! Kemi 32 vjet qe i degjojme na cane bythen,keta “demokrate qe zihen si qente me njeri tjetrin sikur keta kane kriterin e se vertetes! Proletari bolshevil ,djali i Todi Lubonjes,nuk e ka kuptuar se ne e dime se kush e paguan dhe si e paguajne! Skuqet Tosi duke mbrojtur Liken dhe Saliun edhe kemishen e kishte tip sovjetike!