PO-ja e Bundestagut, kështu votuan partitë gjermane për Shqipërinë

Edona Llukacaj

Mbrëmjen e së enjtes, Bundestagu gjerman ka votuar për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Mbrëmjen e kaluar 395 deputetë votuan pro hapjes së negociatave, ndërsa 188 ishin kundër.

Në faqen zyrtare të institucionit, këtë të premte u publikuan edhe detajet rreth qëndrimit të deputetëve të partive gjermane.

Nga grafiku vihet re qartë, se ashtu si patën deklaruar deputetët e SDP dhe Të Gjelbrit kanë votuar pro hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Vetëm 6 deputetë nga koalicioni CDU/CSU janë shprehur kundër.

Ndërsa,  asnjë nga deputetët e partisë së qendrës së djathtë, FDP, parti e ekstremit të djathtë, AfD apo partisë populiste të majtë Die Lınke nuk ka votuar pro hapjes së negociatave me Shqipërinë.

e.ll./dita

Share This Article
2 Comments
  • Die linke, e majta germane asnje vote pro???! O shoke socialiste nuk arritet te bindeni te majtet se jeni te majte?!!
    Ahahah
    Rrnofte e majta germane qe va heq masken juve!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *