Ne gazeten ”Koha Jone” fabrikohen ngjarje te paqena. Me konkretisht ne artikullin ”Jemi si te tjeret” shkruhet se ”..nje dite pas 21 janarit 2011, disa njerez sulmuan nje rajon policie ne Michigan te Amerikes, ku u vrane me shume se dhjete prej tyre. Te nesermen komisari i policise u lavderua per ruajtjen e paqes qe ishte vene ne rrezik serioz…”. (?!!)
Kjo nuk ka ndodhur kurrë. Mos kemi kaluar nga gazetaria në fiction?? Ndoshta kjo gazetë e ka marre seriozisht kursin e perplasjes me SHBA dhe po i rikthehet retorikes kunder imperializmit amerikan te perdorur dikur tek ”Zeri i Popullit”.
Letër e nënshkruar: Genti Bendo
