Po kë do më shumë Sali Berisha?

redaktor

Dërguar me email

Në adresën e redaksisë

 

E larta Dita! Marr shkak nga thënia e atij djalit nga Librazhdi që tha se “dua më shumë Partinë Socialiste se Shqipërinë”, që po e përmendin pambarim, sidomos Berisha. Ore! Po kë do më shumë Berisha dhe lakenjtë që e ndjekin? Po të donte Shqipërinë nuk do të bënte gjithë këto batërdi mbi këtë vend.

Nëse mund të donte më shumë Shqipërinë se partinë, pse i duhej Berishës krijimi i Partisë Demokratike? Ose çfarë i duheshin ngjarjet e njëpasnjëshme që nga viti 1990 e deri tani? Kujt i interesonin këto, PD-së apo Shqipërisë? Përse ja bëri Shqipërisë gjithë këto gjëma që po i rreshtojmë, për të cilat kemi frikë që me këto që kemi parë deri tani do të shmanget pa dhënë llogari?

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *