Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Po sikur populli më në fund të zgjohet dhe të mos votojë asnjë nga këta të sotmit? Nuk do jetë më mirë? Sigurisht dhe kështu vendi do të bjerë ca kohë rehat. Do të thoni: po kë të votojnë? Epo ja, ky është problemi. Ashtu si për reformën në drejtësi, le të bëjnë dhe një yxhym tjetër miqtë tanë strategjikë dhe të bëjnë presion për një reformë të thellë në sistemin zgjedhor. Atëherë populli do të ketë edhe një apo më shumë alternativa të tjera të papërziera në çorbën e këtyre 25 vjetëve. Reforma në drejtësi mund të ketë ndikim edhe në pastrimin, deri diku të politikës, por kjo do të kërkojë minimumi edhe 10 vjet. Deri atëherë këta që kemi sot në politikë, ose do të kenë vdekur ose do jenë larguar vetiu si të ‘mbaruar’, sepse ka një fund natyral çdo gjë. Po popullit dhe vendit si i bëhet? Të presë fundin natyral të kësaj skote politike? Deri atëherë, do t’i vinte përfundimisht fundi demokracisë dhe do të jetë instaluar përfundimisht pushteti i oligarkisë dhe i mafies në vend.